Bota

‘Urime Zajednica’, tensione në parlamentin e Kosovës

Deputetët e AKK-së kanë protestuar në parlamentin e Kosovës. Ata shpërndanë dhe lule, në formë ironie, pas pranimit nga Kurti të draftit të BE për asocacionin e komunave me shumicë serbe.

D.XH
‘Urime Zajednica’, tensione në parlamentin e Kosovës
Kurti

PRISHTINË – Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që janë në opozitë, kanë protestuar sot në Kuvendin e Kosovës.

Ata, në formë ironie, kanë shpërndarë në parlament lule dhe kanë ‘uruar’ qeverinë, për negociatat që po bën me Serbinë.

Urime Zajednica”, kanë thënë deputetët e AKK-së, para deputetëve të maxhorancës.

Revolta e deputetëve të AKK-së ndodhi pak përpara se kryeministri i Kosovës Albin Kurti të raportojë në parlament, për zhvillimet e dialogut në Bruksel. Madje, një protestues tentoi t'i vendoste një deputeti të Vetëvendosjes, 'medaljen e Zajednicës', por u pengua nga sigurimi i Kuvendit.  

Kurti pritej që të prezantonte përpara parlamentit të Kosovës planin për draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Për shkak të revoltës së deputetëve opozitarë, Kurti u detyrua që të hyjë nga dera e pasme e Kuvendit. Më pas, ai mbajti fjalën e tij përpara deputetëve.

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar në Bruksel draftin e BE-së për Asocacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Më herët, Vetëvendosje kishte kundërshtuar një propozim fillestar për asocacionin e komunave serbe, duke e quajtur si “Zajednica”, duke nënkuptuar se ishte projekt për ndarjen e Kosovës./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB