
LIBAN - Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore përgjatë kufirit me Libanin, ndërsa grupi militant Hezbollah sulmoi disa kazerma të ushtrisë izraelite, teksa njëra u godit me raketa të mëdha.
Përshkallëzimi i situatës erdhi një ditë pasi udhëheqësi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah tha se grupi i tij i fuqishëm tashmë është i përfshirë në luftime të paprecedenta përgjatë kufirit Liban-Izrael.
Ai kërcënoi një përshkallëzim të mëtejshëm, ndërsa lufta e Izraelit në Gaza me Hamasin, aleatin e Hezbollahut, po bën thuajse një muaj që ka nisur. “Hezbollahu është i përgatitur për të gjitha opsionet", tha Nassrallah.
Hezbollahu tha në një deklaratë se luftëtarët e saj sulmuan të paktën gjashtë kazerma ushtarake izraelite përgjatë kufirit, duke thënë se ishin përdorur raketa dhe armë të përshtatshme.
מטוסי קרב של חיל-האוויר תקפו בשעה האחרונה מטרות של ארגון הטרור חיזבאללה בתגובה לירי שבוצע משטח לבנון מוקדם יותר היום, במקביל לתקיפות באמצעות ירי ארטילרי וטנקים.
— Israeli Air Force (@IAFsite) November 4, 2023
בין המטרות שהותקפו, תשתיות טרור, מחסני רקטות, ומתחמים המשמשים את הארגון pic.twitter.com/b91k5vRdsb
Rrjeti televiziv Al-Mayadeen me bazë në Bejrut raportoi se Hezbollahu gjuajti të shtunën dy raketa Burkan, në një bazë izraelite të njohur në Liban si Jal al-Allam. Raketat, emri i të cilave do të thotë "vullkan", janë përdorur më parë nga Hezbollahu dhe forcat qeveritare siriane për të shkatërruar fortifikimet e luftëtarëve të opozitës siriane. Ato janë disa lloj raketash, që konsiderohen tepër të fuqishme.
Ndërkombëtarët kanë theksuar shpesh herë se ekziston rreziku që konflikti Izrael-Hamas të marrë përmasa të mëdha rajonale.
Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ushtria izraelite tashmë ndodhet në Gaza. Më tepër se 10800 njerëz kanë vdekur nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/