
GREQI- Një koment të shkurtër pati Babis Anagnostopoulos, pasi mori lajmin se vajza e tij Lydia ndryshoi mbiemrin në Crouches, pra mori mbiemrin e nënës së saj. Sipas TheNewspaper.gr, Babis Anagnostopoulos tha: Ne duam më të mirën për fëmijën. Ne kemi besim të plotë te gjyshja e saj. Familja e Caroline dëshiron që fëmija të shkëputet plotësisht nga lidhja me babanë e saj, ndaj edhe i ndryshuan mbiemrin.
Tashmë, prej më shumë se një viti, gjyshja e Lidias së vogël, e cila ka kujdestarinë e plotë, ka nisur në Filipine ndryshimin e mbiemrit që mban tashmë mbesa e saj. Autoritetet gjyqësore në Filipine, të cilave Susan Crouch iu drejtua fillimisht me kërkesën, ia dërguan shkresën autoriteteve përkatëse greke, të cilat, duke marrë parasysh vendimet e gjykatës.
“Procesi përfundoi dhe ai mori mbiemrin Crouch. Bazuar në interesin më të mirë të fëmijës, familja vendosi dhe filloi procesin e ndryshimit të mbiemrit në mënyrë që Lidia e vogël të mos mbajë më mbiemrin e një vrasësi,”- tha avokati i familjes së viktimës. Po ashtu, Lydia nuk ka më asnjë komunikim me të atin apo me prindërit e tij, edhe pse i ka gjyshër. Rreth dy vite më parë, vrasësi kishte tentuar të kontaktonte me fëmijën dhe familjen e Caroline, por pa rezultat.
Babis Anagnostopoulos, u dënua me burgim të përjetshëm plus 10 vite burg për vrasjen e gruas Caroline. Babis Anagnostopoulos mbyti bashkëshorten e tij në një shtëpi në periferi të Athinës në 2021. Ai krijoi një skenar për të kamufluar vrasjen më makabre të viteve të fundit në Greqi, duke bëre jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Por, në fund rezultoi se Babis e mbyti 20-vjeçarjen britanike për vdekje me një jastëk, para vajzës së saj 11-muajshe./ZËRI