Bota

Biden e pret me këngë dhe puth në kokë Melonin

Presidenti amerikan e priti në Zyrën Ovale kryeministren italiane me këngën “Georgia on my mind” të Ray Charles.  Pamjet tashmë po qarkullojnë kudo në rrjet.

a.l
Biden e pret me këngë dhe puth në kokë Melonin
Giorgia Meloni dhe Joe Biden

SHBA- Në rrjet është duke qarkulluar një video me momentin kur presidenti Joe Biden puth në kokë kryeministren italiane Giorgia Meloni, gjatë një vizite të saj në Shtëpinë e Bardhë dy ditë më parë.

Presidenti amerikan e priti në Zyrën Ovale kryeministren italiane me këngën “Georgia on my mind” të Ray Charles.  Pamjet tashmë po qarkullojnë kudo në rrjet. Mirëpo Biden është kapur në një tjetër lapsus gjatë bisedimeve, ku ngatërroi Rripin e Gazës me Ukrainë. 

Në fokus të takimit ishte mbështetje për Ukrainën, angazhimin e tyre për të shmangur një përshkallëzim në Lindjen e Mesme dhe për të mbrojtur të drejtën e lundrimit në Detin e Kuq, i cili kërcënohet nga sulmet Houthi./ZËRI

Poll

MOS HUMB