
TURQI- Festa zgjedhore në një nga bashkitë e Turqisë i ka marrë jetën një prej zyrtarëve kryesore të Partisë Popullore Republikane turke. Mehmet Palaz humbi jetën, pasi u shemb ballkoni i ndërtesës së qarkut të CHP-së në Tavas, gjatë zgjedhjeve lokale të 31 marsit. Nga mbingarkesa, ballkoni i katit të dytë është shembur duke shkaktuar vdekjen e Palaz dhe plagosjen e Kadir Tatik i cili u zgjodh kryebashkiak, të cilët ishin në strukturë.
Raportohet se në këtë ngjarje mbetën të plagosur 8 anëtarë të partisë opozitare, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Disa nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin Shtetëror në Tavas, teksa të tjerët janë dërguar në spitale në Denizl. Lajmi për vdekjen e Tavaslı Mehmet Palaz trishtoi qarkun ku ai vepronte. Kadir Tatık, i cili u zgjodh kryebashkiaku i Tavas, deklaroi se ndodhej në spital dhe se ishte shumë i pikëlluar pas lajmit për vdekjen e kolegut të tij./ZËRI