
GJEORGJI- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në parlamentin e Gjeorgjisë kur një ligjvënës i opozitës goditi me grusht një deputet të partisë në pushtet, ndërsa ky i fundit ishte në foltor. Episodi ndodhi gjatë një debati për një projektligj të diskutueshëm për agjentët e huaj, i cili ka ngjallur reagime të forta në vend.
Në videon e publikuar e cila po bën xhiron e rrjetit, pas këtij incidenti janë regjistruar pamje kaosi, ku kryeparlamentari shikonte i habitur dhe i frikësuar se çfarë po ndodhte para syve të tij. Disa vrapuan për t’i shpëtuar panikut që ishte shkaktuar dhe të tjerë iu bashkuan përleshjes.
/ZËRI