Bota

VD- ‘Unë jam ajo trapja’, Meloni përballet ‘sy më sy’ me presidentin e rajonit që e kishte ofenduar

Pas disa muajsh përballje në distancë, Meloni nuk është kursyer me përfaqësuesin e PD-së kur janë takuar nga afër

E.K
VD- ‘Unë jam ajo trapja’, Meloni përballet ‘sy
Meloni dhe De Luca

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është përballur nga afër me presidentin e rajonit të Campania, Vincenzo De Luca, me të cilin disa muaj më parë kishin pasur replika në distancë, pasi ky i fundit e kishte etiketuar me fjalën trape. Gjatë takimit që kanë pasur ditën e djeshme, Meloni i është drejtuar presidentit të rajonit me fjalët:

“President De Luca, unë jam ajo trapja (stronza) Meloni. Si jeni?”. Mes tyre ka pasur dhe një shtrëngim duarsh, ndërsa De Luca iu përgjigj, mes dhjetra të pranishmëve: “Mirë. Mirë se erdhe”. 

Kjo ishte hera e parë që ata të dy takoheshin pasi në muajin shkurt De Luca, që i përket Partisë Demokratike, e quajti kryeministren italiane “trape” teksa fliste me disa gazetarë. Deklarata u bë në Romë kur ai po fliste për çështjen e autonomisë lokale dhe zhbllokimin e disa fondeve nga qeverisja qëndrore. 

Në atë kohë Meloni i dërgoi një mesazh duke u shprehur se De Luca “duhet të punojë në vend që të protestojë”. Nga ai moment, mes të dyve nuk munguan as shigjetimet në distancë derisa u panë ballë për ballë, dhe Meloni vendosi që të rikujtonte fjalët që ai kishte hedhur në drejtimin e saj./ZËRI 

Poll

MOS HUMB