
KARAKAS- Gjykata e Lartë e Venezuelës lëshoi të hënën një urdhër arresti për presidentin e Argjentinës Javier Milei, i cili njihet si një rival dhe kritik i presidentit Nicolas Maduro.
Sipas gjykatës, Milei ka “vjedhur” avionin e Maduros, i cili është sekustruar në Buenos Aires në vitin 2022. Ky urdhër-arresti do të jetë vetëm simbolik pasi Milei nuk do të vizitojë Karakasin për aq kohë sa vendi të udhëhiqet nga kundërshtari i tij.
Avioni në pronësi të kompanisë venezueliane Emtrasur u konfiskua pas uljes në Argjentinë në qershor 2022, përpara se Milei të merrte detyrën. Një gjykatës argjentinas pranoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara të kapnin avionin me arsyetimin se blerja e avionit nga Irani përbën shkelje të ligjeve ndërkombëtare të sanksioneve. Uashingtoni tani ka vendosur sanksione ndaj të dy vendeve. Sipas SHBA-ve ekuipazhi që përbëhej prej 19 anëtarësh përbëhej nga venezulianë dhe iranianë, ndërsa një prej tyre dyshohet se ka lidhje me Forcën Al Quds. /ZËRI