RUSI- Pas shkëmbimit të Evan Gershkovich dhe Paul Whelan, Shërbimi Federal i Sigurisë Rusisë (FSB) vendosi të publikonte një video gjatë ndalimit të tyre. Sipas departamentit, Gershkovich u arrestua "i kapur mat" kur u përpoq të merrte informacione sekrete nga një punonjës i Uralvagonzavod. Pamjet e arrestimit të Evan Gershkovich janë publikuar në kanalin televiziv rus "RT", vetëm 24 orë pasi gazetari i Wall Street Journal u lirua nga një burg rus si pjesë e marrëveshjes të shkëmbimit të të burgosurve SHBA-Rusi.
PAMJET E ARRESTIMIT:
Është bërë publik edhe një regjistrim audio që supozohet të jetë i bisedës së Gershkowitz me punonjësin e Uralvagonzavod pak para ndërhyrjes së agjentëve .
“Gjithçka që unë kërkoj, është që të jeni shumë të kujdesshëm sepse ky është informacion i klasifikuar”, dëgjohet duke thënë bashkëbiseduesi i GershkoWitz në këtë regjistrim.
Gazetari amerikan u arrestua nga autoritetet ruse për “spiunazh”, akuzë që nuk e pranoi kurrë. Pak javë më parë u zhvillua gjyqi i tij në një gjykatë ruse dhe gazetari u dënua me 16 vite burg, por më në fund u lirua pas 16 muajsh burg në fillim të këtij muaji si pjesë e marrëveshjes të shkëmbimit të të burgosurve SHBA-Rusi./ ZËRI