Bota

VIDEO- Osmani flet për krimet serbe në Kosovë, Vuçiç reagon i shqetësuar në OKB

Këshilltarja e presidentes së Kosovës, Engesa Vitia ka publikuar pamjet, kur Vuçiçin duket se nuk e zë vendi.

f.t
VIDEO- Osmani flet për krimet serbe në Kosovë,
Aleksandër Vuçiç

SHBA- Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka vendosur përballè presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Por disa momente shqetësimi nga ana e Vuçiç nuk kanë munguar. Këshilltarja e presidentes së Kosovës, Engesa Vitia ka publikuar pamjet, kur Vuçiçin duket se nuk e zë vendi, kur presidentja e Kosovës Osmani i përmend Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin e Shyhrete Tahirin, të cilët serbët i kanë vrarë familjet e i kanë dhunuar.

"Ky është reagimi i Vuçiç kur Presidentja Vjosa Osmani flet për Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin e Shyhrete Tahirin. Këto katër heroina janë simbol i forcës, i guximit, i mbijetesës, por edhe i sukseseve të Kosovës,"-shkruan ajo në postimin e saj në Facebook.

Poll

MOS HUMB