Bota

VIDEO/ Propozim për martesë në ajër, piloti i kërkon të dashurës së tij stjuardese të martohet me të

Pastaj piloti i vendosi unazën në gisht. Pasagjerët duartrokasin momentin e lumtur.

E.K
VIDEO/ Propozim për martesë në ajër, piloti i kërkon
Momenti kur i vendos unazën në gisht

Një pilot polak i propozoi të dashurës së tij stjuardese për martesë gjatë një fluturimi nga Varshava në Krakov dhe ajo tha po. Siç raporton CNN, kompania ajrore polake “LOT Polish Airlines”, ka postuar videon përkatëse në Facebook, duke treguar me gjithë madhështinë e saj momentin kur piloti Konrad Hank pret pasagjerët dhe më pas duke mbajtur një buqetë, ai i kërkon të dashures të martohet me të.

“Ka një person shumë të veçantë në fluturimin e sotëm dhe shpresoj se ai nuk e pret atë që kam për të thënë. Zonja dhe zotërinj, rreth një vit e gjysmë më parë, në këtë punë, takova personin më të mrekullueshëm që më ndryshoi plotësisht jetën. Ti je gjëja më e çmuar për mua. Ti je ëndrra ime më e madhe e realizuar. Prandaj më duhet të të kërkoj një nder, dashuria ime. Do të martohesh me mua”? tha Hank.

Ajo vrapoi nëpër korridor për ta gjetur atë Më pas, siç shihet në video, Paula vrapon duke kërcyer nga gëzimi për të përqafuar të dashurin e saj dhe për t'i thënë se e pranon propozimin për martesë. Pastaj piloti i vendosi unazën në gisht. Pasagjerët duartrokasin momentin e lumtur./ZËRI

Poll

MOS HUMB