Bota

Vidhnin të dhëna online/ Hetim i përbashkët me FBI, SPAK jep pretencën për "RYDOX"

Sipas hetimit amerikano-shqiptar, rezulton se rrjeti Rydox ishte aktive nga viti 2016, i çaktivizuar për pak kohë në 2020 për t'u rihapur sërish.

zh.ll
Vidhnin të dhëna online/ Hetim i përbashkët me FBI, SPAK jep
spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën ndaj shtetasit kosovar, Shpend Sokoli, nën akuzë për mashtrim kompjuterik. SPAK ka kërkuar 6 vite burg për të riun, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij janë ekstraduar më herët drejt SHBA në kulmin e një hetimi të kryesuar nga FBI, në kuadër të hetimit ndërkombëtar mbi tregun e paligjshëm online RYDOX. Bëhet fjalë për një treg të nëndheshëm online.

Sipas hetimit amerikano-shqiptar, rezulton se rrjeti Rydox ishte aktive nga viti 2016, i çaktivizuar për pak kohë në 2020 për t'u rihapur sërish. Rydox reklamonte forumin kriminal RaidForums, ku shiteshin regjistra spam, mjete për dërgimin e tyre dhe tutoriale për përdorimin e tyre. Nga të dhënat e rrjetit përfshiheshin 18,000 përdorues dhe transaksionet e tyre virtuale.

Dy të dyshuarit e tjerë, Ardit dhe Jetmir Kutleshi, janë ekstraduar drejt SHBA, ndërsa mirëmbajtësi i rrjetit është proceduar në gjykim të shkurtuar në Shqipëri.

Sokoli insiston në pafajësinë e tij, duke thënë se nuk ka pasur akses në Rydox dhe se ka punuar vetëm në programim sipas kërkesave. Pretendimet e tij përjashtojnë çdo lidhje me dy bashkëpunëtorët e ekstraduar.

“Nuk kam pasur asnjë akses në Rydox dhe as në transaksione”, thotë në dosje Sokoli, ndaj të cilit veç mashtrimit dyshohet edhe për grup të strukturuar kriminal.

Sipas aktakuzës, Rydox kishte gjeneruar të paktën 230 mijë dollarë të ardhura që prej kur kishte filluar në shkurt të vitit 2016. Ardit Kutleshi dhe Jetmir Kutleshi përballen me disa akuza për vjedhje identiteti dhe mashtrimi, të gjitha të lidhura me rolin e tyre si administratorë të faqes Rydox. Ata akuzohen se, ndër tjerash, kishin shitur të dhënat e kredit kartelave të mijëra “viktimave që jetojnë në SHBA”.

Poll

MOS HUMB