
EKUADOR- Rreth 170 kilogramë kokainë është kapur nga policia kufitare në një anijë që transportonte banane nga Ekuadori. Prokurori i rrethit Georgi Chinev tha se droga ishte fshehur në një kontejner frutash në anijen mallrash Madison 2, e cila gjithashtu bëri një ndalesë në Maltë.
Ai e vlerësoi kokainën në 6.2 milionë euro (6.8 milionë dollarë). Sipas kreut të agjencisë doganore, Petya Bankova, ishte kapja më e madhe e drogës në portin e Burgasit.
Siç raportojnë media vendase, droga ishte e fshehur në 150 pako të fshehura pas një muri të bërë në fabrikë në një nga kontejnerët e frutave. Anija u largua nga porti pasi shkarkoi ngarkesën.
Një hetim ka nisur për porositësit e kokainës, të cilët mund të përballen me deri në 20 vjet burg nëse dënohen për akuzat e trafikut të drogës. Bullgaria, e cila ka ndërmarrë hapa vitet e fundit kundër trafikut të drogës, konsiderohet si një pikë tranziti për kokainën nga Amerika Latine në rrugën e kontrabandës për në Evropën Perëndimore./ZËRI