
IZRAEL- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ka deklaruar se është kundër evakuimit të detyruar të palestinezëve nga Gaza. Deklarata erdhi gjatë një takimi në Kajro me presidentin egjiptian, Abdel Fattah Al Sisi. Në reagimin e saj Von der Leyen ka falenderuar Egjiptin për rolin e tij pozitiv në ofrimin dhe lehtësimin e ndihmës humanitare për palestinezët e pambrojtur.
"Diskutova krizën e vazhdueshme humanitare në Gaza me presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi. Falënderova Egjiptin për rolin e tij kyç në ofrimin dhe lehtësimin e ndihmës humanitare për palestinezët e pambrojtur. Ne pajtohemi me parimin e moszhvendosjes me forcë të palestinezëve dhe në një horizont politik të bazuar në zgjidhjen me dy shtete."- shkruan Ursula von der Leyen.
Ndërkohë ushtarët izraelitë nga njësia speciale Duvdevan bastisën infrastrukturat e ndryshme të Hamasit në Gaza.