Bota

Vrasja e aleatit të Trump, FBI publikon foton e autorit të dyshuar

Përmes këtyre fotografive, FBI kërkon ndihmë për identifikimin e tij, teksa njoftoi gjithashtu një shpërblim prej 100,000 dollarësh për çdo informacion që mund të çojë në arrestimin e autorit.

zh.ll
Vrasja e aleatit të Trump, FBI publikon foton e autorit të dyshuar
autori i dyshuar

SHBA- FBI ka publikuar ka publikuar një fotografi të një personi që dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen tragjike të ndodhur një ditë më parë, ku mbeti i vrarë aktivisti konservator Charlie Kirk. Përmes këtyre fotografive, FBI kërkon ndihmë për identifikimin e tij, teksa njoftoi gjithashtu një shpërblim prej 100,000 dollarësh për çdo informacion që mund të çojë në arrestimin e autorit. Dy fotot tregojnë një burrë në shkallë, të veshur me një bluzë të zezë, me një fotografi të flamurit amerikan, një kapele bejsbolli dhe syze dielli të errëta. 

Vrasja e aleatit të Trump, FBI publikon foton e autorit të dyshuar
Autori

Publikimi i fotove sugjeron që FBI-ja nuk ka qenë në gjendje ta identifikojë të dyshuarin përmes njohjes së fytyrës ose teknologjisë tjetër, pasi më parë, shefi i policisë kishte deklaruar se fotot do të publikoheshin vetëm nëse nuk do të ishin në gjendje ta identifikonin ndryshe të dyshuarin.

Kreu i Departamentit të Sigurisë Publike të Utahut tha se hetuesit arritën ta gjurmonin autorin e sulmit ndërsa ai ngjitej në çatinë e një ndërtese universitare. Sipas njoftimeve, autori i sulmit mbërriti në universitet pak para mesditës. Ai u ngjit në çatinë përballë vendit ku Kirk ishte planifikuar të shfaqej. Pas sulmit vrasës me një të shtënë të vetme, e cila e goditi Kirk në qafë, personi u hodh nga çatia dhe iku drejt një lagjeje aty pranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB