
SHBA- Një kriminel i dënuar edhe më parë nga Minesota u arrestua të mërkurën për vrasjen e një modeleje në Los Anxhelos, e cila u gjet e gjymtuar në frigorifer. Malissa Mooney, 31 vjeç, motra e yllit të popit Guyanez Jourdin Pauline, u gjet e vdekur më 12 shtator 2023 kur Policia bastisi apartamentin e saj luksoz në qendër të Los Anxhelosit.
Magnus Daniel Humphrey u arrestua nga Policia në shtëpinë e tij në Hopkins dhe u identifikua si "përgjegjësi kryesor" për vrasjen brutale të Mooney-t. Hetuesit nuk kanë bërë të ditur marrëdhënien mes viktimës dhe 41-vjeçarit, i cili është dënuar edhe më parë për krime të shumta në Minesota dhe Illinois, duke përfshirë akuzat për armëmbajtje pa leje dhe sulme seksuale.
Mooney punonte si agjente imobiliare në agjencinë Nest Seeker me bazë në Beverly Hills dhe ishte zhvendosur në njësinë e Skye's Bunker Hill vetëm një muaj para vdekjes së saj. Motra e saj i tha stacionit televiziv lokal KTLA në atë kohë se motra e saj ishte dy muajshe shtatzënë.
“Nuk mund ta imagjinoj se çfarë kaloi motra ime dhe më dhemb kur e mendoj,”- tha Pauline për raportin.
Modelja, sipas ekspertizës, kishte pësuar traumë në fytyrë dhe kokë që i kishte kushtuar jetën, por kishte plagë në shpinë edhe në krahun e majtë.
“Bazuar në rrethanat se si u gjet zonja Mooney, këto lëndime sugjerojnë se ajo ka të ngjarë të jetë përfshirë në një përleshje të dhunshme fizike para vdekjes,”- thuhet në raport. Ndërsa një raport toksikologjik tregoi se modelja kishte në gjakun e saj një përbërës kyç të kokainës, benzoilekgoninë./ZËRI