
Pamje nga vendngjarja
GJERMANI- Disa ditë më parë një 39 vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u gjet i vrarë në Leipzig, Gjermani.
Policia njoftoi se ka arrestuar autorin e ngjarjes, po një shqiptar, 52 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Sipas shërbimeve të policisë, ai është dërguar sot para gjyqtarit hetues në Gjykatën e Leipzig, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit është lëshuar një urdhër arresti.
52 vjeçari dyshohet se ka vrarë bashkëatdhetarin e tij pas një përleshje fizike.
Shqiptari është gjetur në rrugë nga kalimtarët, të cilët dhe e kanë dërguar në spital. Sipas zëdhënëses së policisë, ka pasur një përleshje fizike. /ZËRI/
Poll