Qytetërim

Vrau të dashurën, ish-kampioni olimpik lirohet pas 11 vitesh burg

Oscar Pistorius ka vrarë ish-të dashurën në vitin 2013. Ai tha se e kishte vrarë nga pakujdesia, por hetimi tregoi se vrasja ka qenë me dashje.

D.XH
Vrau të dashurën, ish-kampioni olimpik lirohet pas 11 vitesh burg
Oscar Pistorius

AFRIKË E JUGUT - Ish-kampioni paraolimpik Oscar Pistorius do të lirohet nga burgu me kusht, gati 11 vjet pasi vrau të dashurën e tij Reeva Steenkamp. Ai qëlloi Steenkamp disa herë përmes derës të banjës në ditën e Shën Valentinit në vitin 2013. Ai pretendoi se e kishte ngatërruar atë me një hajdut.

Pistorius, tani 37 vjeç, u dënua nga një gjykatë e Afrikës së Jugut në 2016 me mbi 13 vjet burg. Bordi i lirimit me kusht ka caktuar lirimin e tij më 5 janar 2024. Pasi të lirohet, Pistorius do të monitorohet nga autoritetet, derisa të skadojë zyrtarisht dënimi i tij, ashtu si të gjithë të liruarit e tjerë me kusht. Ai gjithashtu do të duhet të marrë pjesë në seancat e terapisë, sipas zëdhënësit të familjes Steenkamp.

Në një letër dërguar bordit të lirimit me kusht përpara vendimit, nëna e zonjës Steenkamp tha se nuk e kundërshtoi lirimin e tij, por pyeti nëse rrezikshmëria e Pistorius ishte trajtuar vërtet në burg, duke shtuar se ajo ishte e shqetësuar për sigurinë e ndonjë gruaje, e cila bie në kontakt me të.

Nëna e viktimës, June Steenkamp zgjodhi të mos marrë pjesë në seancën e lirimit me kusht të premten në burgun Atteridgeville, afër Pretoria, duke thënë: "Unë thjesht nuk mund të mbledh energjinë për t'u përballur me të përsëri në këtë fazë". Bashkëshorti i saj dhe babai i Reeva, Barry, vdiq në fillim të këtij viti dhe ajo tha se arsyeja kishte të bënte me vrasjen e të bijës. "Barry u largua nga kjo botë krejtësisht i shkatërruar nga mendimi se ai nuk kishte arritur të mbronte vajzën e tij. Nuk kam dyshim se ai vdiq me zemër të thyer", thuhej në deklaratën e zonjës Steenkamp. Të dy prindërit e zonjës Steenkamp u takuan ballë për ballë me Oscar Pistorius vitin e kaluar, si pjesë e procesit të rehabilitimit.

Zonja Steemkamp thotë se megjithëse nuk beson se vrasësi i vajzës së saj është penduar, ajo megjithatë kishte vendosur ta falte atë. Ajo shtoi se vendosi ta falë, pasi nuk mundej dot të qëndronte me ndjenjën e urrejtjes e zemërimit gjatë gjithe jetës. Kjo ishte seanca e dytë e Pistorius për lirim me kusht në më pak se një vit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB