
SHBA- Vrasësi kryesor i dyshuar për kartelin Sinaloa është ekstraduar në SHBA nga Meksika. Autoritetet pretendojnë se Nestor Isidro Perez Salas, apo El Nini , ishte “vrasësi kryesor” që punonte për djemtë e mbretit të drogës Joaquin Guzman , i njohur më mirë si El Chapo, shkruan BBC.
Ai kërkohet në SHBA për trafik droge dhe armësh, të cilat ai i mohon. Zyrtarët amerikanë kishin ofruar një shpërblim prej 3 milion dollarësh (2.4 milion paund) për informacionin që të çonte në kapjen e tij. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland pretendon se El Nini është përgjegjës për vrasjen, torturimin dhe rrëmbimin e rivalëve dhe dëshmitarëve të kartelit të trafikut të drogës. Arrestimi i El Nini është pjesë e një përpjekjeje të autoriteteve amerikane dhe meksikane për të frenuar rrjedhën e fentanilit përtej kufirit Meksikë-SHBA.
Arrestimi i Perez Salas erdhi vetëm disa ditë pasi López Obrador u takua me Presidentin Joe Biden në San Francisko, duke vazhduar një trend të arrestimeve të njerëzve të fuqishëm. Ovidio Guzman López, një nga njerëzit e fuqishëm nga Chapitos, u arrestua në janar. Ovidio Guzman u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në shtator për t'u përballur me akuzat për trafik droge, trafik armësh dhe akuza të tjera. Babai i tij, El Chapo, po vuan dënimin e përjetshëm në SHBA./ZËRI