Bota

Vuçiç fajëson shqiptarët: Qëndrojnë pas protestave të Beogradit

Vuçiç u shpreh se opozita serbe mbështetet nga lobistët shqiptarë.

D.XH
Vuçiç fajëson shqiptarët: Qëndrojnë pas
Aleksander Vucic

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se Serbia ka një presion të shtuar për Kosovën, sidomos gjatë muajve janar dhe shkurt 2024. Vuçiç u shpreh se pas protestave të Beogradit qëndrojnë lobe të shqiptarëve. Opozita ndoshta mendon që të fitoj ndonjë votë nga shqiptarët apo ku ta di unë se përse.

Ata mbështesin jo vetëm Kosovën e pavarur, por janë edhe lobistë të shquar shqiptarë. Këtë duhet ta dinë qytetarët e Serbisë. 95 përqind e atyre që janë në opozitë janë të përkrahur nga lobistët shqiptarë', ka thënë Vuçiç.

Sipas Vuçiç, serbët më 17 dhjetor vendosën që duan atë për president të Serbisë. Ai shprehet se është zgjedhur nga populli. Ai shtoi se interesi i Serbisë është Ballkani i Hapur. Serbia prej ditësh është përfshirë nga protesta. Opozita e vendit shprehet se presidenti Aleksandër Vuçiç ka vjedhur zgjedhjet.

Vuçiç për pranimin e targave të Kosovës: Shmangëm rrezikun e madh
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se vendimi për të lejuar targat e Kosovës në Republikën e Serbisë është bërë, duke pasur parasysh interesin kombëtar të Serbisë. Sipas tij, vendimi për të lejuar makinat me targa të Kosovës në Serbi do të jetë në dobi të popullit
serb dhe Serbisë. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB