Bota

Vuçiç nesër konferencë urgjente! Alarmi nga mediat serbe: Do të shpallë okupimin e Veriut të Kosovës!

Vuçiç, tha të martën se brenda 72 orëve do t’i prezantojë qytetarëve kërkesat dhe hapat e mëtejshme që Beogradi do të marrë për serbet në Mitrovicën e Veriut.

I.F
Vuçiç nesër konferencë urgjente! Alarmi nga mediat
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pritet që të mbajë nesër një konferencë për mediat në orën 18:00. Sipas disa mediave serbe, pritet që ai të jap një vendim në lidhje me tensionet në Mitrovicën e Veriut dhe hapjen e urës së Ibrit.

Vuçiç, tha të martën se brenda 72 orëve do t’i prezantojë qytetarëve kërkesat dhe hapat e mëtejshme që Beogradi do të marrë për serbet në Mitrovicën e Veriut. Siç shkruajnë mediat serbe, në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Veriut të Kosovës, ku sipas tyre, “rezulton me pasoja të shumta, duke përfshirë përgatitjet për kthimin e zonave të pushtuara, për shkak të terrorit që populli ynë në Kosovë vuan prej vitesh dhe është përshkallëzuar ditët e fundit”.

Mes Kosovës dhe Beogradit tensionet janë në rritje për shkak të hapjes së Urës së Ibrit, e cila ndan qytetin e Mitrovicës në dy zonat Veri dhe Jug. Gjithashtu, mbyllja e postës serbe rriti edhe më shumë tensionet mes dy qeverive. /ZËRI

Poll

MOS HUMB