
SERBI- Serbia ka përforcuar së fundmi arsenalin e saj ushtarak, duke shtuar në flotën e saj 11 helikopterë ushtarakë Mi-35 rus, por… të blerë nga Qipro. Çmimi ende nuk është bërë ditur, ndërkohë thuhet se për këtë marrëveshke është rënë dakort fillmisht në vitin 2021. Por që atëherë flitej për riparimin e hikopterëve të vjetëruar.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se Serbia synon të shtojë flotën e saj ushtarake dhe të mbetet dominuese në rajon. Po ashtu ai sqaroi dhe mënyrën e blerjes që sipas tij n jë pjesë është paguar me "klering" pasi Serbia i ka dhënë Qipros armë.
Aleksandër Vuçiç: Serbia po kërkon të forcojë mbrojtjen e saj ajrore dhe të mbetet një forcë ushtarake dominuese në rajon. Ne paguam më shumë se gjysmën e vlerës së tyre për vëllezërit tanë qipriotë me armët tona, kryesisht artileri.
Gjatë fjalës së tij para gazetarëve Vuçiç njoftoi shitjen e 48 obuseve vetëlëvizëse të prodhimit serb me vlerë 311 milionë euro por pa treguar se kujt ia kishte shitur./Zëri.ai