Bota

Vuri ‘bast’ për datën e zgjedhjeve, arrestohet truproja e Rishi Sunak

Arrestimi ka ndodhur gjatë kësaj jave

E.K
Vuri ‘bast’ për datën e zgjedhjeve, arrestohet truproja e
rishi sunak

BRITANI E MADHE- Një prejt truprojave të kryeministrit britanik Rishi Sunak është arrestuar pas një hetimi mbi bastet e supozuara për datën e zgjedhjeve. Një oficer që punonte si pjesë e stafit të ngushtë të rojeve të Kryeministrit u pezullua dhe më pas u arrestua nga Policia Metropolitane.

Të hënën, oficeri u arrestua me dyshimin për sjellje të pahijshme në funksione publike. Punonjësi emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua dhe më pas u lirua me kusht, ndërsa pritet që të bëhen hetime të mëtejshme.

Një zëdhënës i Policisë tha: “ne mund të konfirmojmë se të premten, më 14 qershor, Met u kontaktuan nga Komisioni i Lojërave të Fatit i cili na informoi se ata po hetonin bastet e supozuara të bëra nga një prej truprojave të Rishi Sunak”.

Oficeri u arrestua më pas të hënën më 17 qershor nën dyshimin për sjellje të pahijshme në funksione publike.

“Komisioni i lojërave të fatit vazhdon të udhëheqë hetimin për shkeljet e supozuara të basteve dhe hetimi ynë po ecën paralelisht me këtë.”

Komisioni i lojërave të fatit ka thënë se po heton ‘mundësinë e shkeljeve në lidhje me datën e zgjedhjeve’./ZËRI 

Poll

MOS HUMB