BRITANI E MADHE- Emri Muhamed kryeson listën e emrave më të popullarizuar për djem në Angli dhe Uells për të dytin vit radhazi. Lista e sapo publikuar e vitit 2024 tregon se Noah doli i dyti, i ndjekur nga Oliver në vendin e tretë, që do të thotë se tre të parët mbetën të njëjtë nga viti 2023. Olivia dhe Amelia ishin dy emrat më të popullarizuar për vajza për të tretin vit radhazi, por Isla ra nga kategoria duke u zëvendësuar nga Lily.
Sipas mediave britanike, Olivia ka qenë në tre emrat më të përdorur për vajza çdo vit që nga viti 2006, me 2,761 vajza që janë pagëzuar me këtë emër në vitin 2024, ndërsa Muhammad ka qenë në 10 emrat më të përdorur për djem që nga viti 2016. Renditjet, të hartuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS), janë përpiluar duke përdorur emrat e dhënë në regjistrimin e lindjes.
Renditjet tregojnë një rënie të vazhdueshme të popullaritetit të emrave mbretërorë, me George-in që renditet i gjashti dhe William-in që renditet i 27-ti.
Louis u rendit i 47-ti për djemtë dhe Charlotte e 23-ta për vajzat.
Lista tregon gjithashtu emra unikë që janë përdorur më pak se pesë herë. Për djemtë, ishin emra si Cuthbert, Crispin, Awesome dhe Beckham, ndërsa për vajzat ishin Orchid, Poem, Sicily dhe Everest./ZËRI