Bota

Zelenskyy: Ne do t'i bashkohemi NATO-s vetëm pasi ta fitojmë luftën

Kjo sipas tij, do të ndodhë vetëm pasi Ukraina ta fitojë lufta.

E.K
Zelenskyy: Ne do t'i bashkohemi NATO-s vetëm pasi ta fitojmë
Volodymyr Zelenskyy

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha sot se nuk ka shpresë që vendi i tij të anëtarësohet në NATO para përfundimit të luftës kundër pushtuesve rusë. Kjo sipas tij, do të ndodhë vetëm pasi Ukraina ta fitojë lufta.

"Sipas mendimit tim personal, ne do t'i bashkohemi NATO-s vetëm pasi të fitojmë luftën," tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Kiev.

Kusht për pranimin e një anëtari të ri në NATO është ratifikimi i protokollit përkatës nga 32 shtetet anëtare të Aleancës. Disa vende anëtare nuk e kanë fshehur shqetësimin e tyre për rrezikun e pranimit të Ukrainës në këtë fazë, nga frika e një konfrontimi të mundshëm ushtarak me Rusinë.

“Nuk besoj se NATO do të na pranojë derisa të zgjasë lufta. Për disa anëtarë të NATO-s është e rrezikshme, të tjerët janë thjesht skeptikë”, shpjegoi presidenti ukrainas në një video të postuar në platformën Telegram./ZËRI

Poll

MOS HUMB