Bota

'Zhduket' ministri kinez i Mbrojtjes

Li Shangfu nuk është parë në publik që nga 29 gushti. Burimet e brendshme thuhet se ai është nën hetim pasi njësia e prokurimit ushtarak të Kinës urdhëroi një "pastrim" të brendshëm.

k.m.
'Zhduket' ministri kinez i Mbrojtjes
Li Shangfu

KINË- Ministri kinez i Mbrojtjes Li Shangfu, i cili është zhdukur nga publiku prej më shumë se dy javësh, mendohet se po hetohet për korrupsion. Lajmi është publikuar nga mediat e huaja, ndërsa agjensia shtetërore e Kinës, ende nuk ka dhënë asnjë njoftim lidhur me çfarë po ndodh brenda me zyrtarin e lartë. Për të provuar vërtetësinë e lajmit, agjencia e lajmeve Reuters citoi 10 persona, ndërsa gazeta britanike Financial Times citoi inteligjencën amerikane që konfirmonte hetimin e Li.

ëall Street Journal citoi gjithashtu një person të afërt me 'kryesinë' në Pekin, i cili pranoi se Li u mor në pyetje javën e kaluar. Përveç tij, 8 zyrtarë të lartë nga njësia e prokurimit të ushtrisë kineze, të cilën Li e drejtoi nga viti 2017 deri në vitin 2022, thuhet gjithashtu se janë nën hetim.

Në një reagim zyrtar, Pekini tha se nuk ishte në dijeni të situatës.

Li u pa për herë të fundit më 29 gusht kur mbajti një fjalim në një forum sigurie me kombet afrikane në Pekin. Ai nuk mori pjesë në një takim të mbrojtjes të 7 shtatorit në Vietnam, por u pretendua se mungesa e tij ndodhi për shkaqe shëndetësore. 

Li ishte planifikuar gjithashtu të zhvillonte bisedime me një zyrtar të lartë ushtarak të Singaporit në Kinë të njëjtën javë, një event në të cilin gjithashtu nuk mori pjesë. 

Kina ka urdhëruar 'pastrimin'

Në korrik, njësia e prokurimit ushtarak të Kinës lëshoi ​​një njoftim se po kërkonte të "pastronte" proceset e tenderimeve. Zhdukja e Li pason shkarkimin e ministrit të Jashtëm Qin Gang në korrik pas një mungese të zgjatur nga publiku. Kreu i Forcave Raketore elitare të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, Li Yuchao, gjithashtu u largua gjithashtu nga pozicioni i tij në rrethana të ngjashme./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB