Bota

Zhduket vajza e miliarderëve në SHBA, çfarë dyshohet deri tani

E reja dyshohet se ka shkuar në një prej lagjeve më të rrezikshme të San Franciskos

E.K
Zhduket vajza e miliarderëve në SHBA, çfarë dyshohet deri
Vajza dhe prinderit e saj

SHBA- Një 16-vjeçare, e cila është vajza e dy miliarderëve të njohur të Silicon Valley, Mint Butterfield, është zhdukur nga shtëpia dhe policia thotë se ajo mund të ketë ikur në një nga lagjet më të rrezikshme të San Franciskos.

16-vjeçarja është vajza e kanadezit Stewart Butterfield, ish-CEO i Slack, dhe ish-bashkëshortes së tij, miliarderes Caterina Fake, bashkëthemeluese e Flickr.

Mint ka përdorur drogë në të kaluarën dhe frekuenton lagjen Tenderloin të San Franciskos, një zonë me krim të lartë, e lidhur shumë me botën e drogës.

Vajza u pa për herë të fundit të dielën në Bolinas rreth 30 milje nga Tenderloin. 16-vjeçarja ndjek një konvikt privat lokal dhe jeton me nënën e saj. Ka qenë gruaja që ka denoncuar zhdukjen e tij të hënën, ndërkohë që deri tani autoritetet nuk kanë mundur që të arrijnë në gjurmët e saj.

Sipas dëshmive të së ëmës, vajza ka marrë me vete një valixhe, kur është larguar nga shtëpia, nçka tregon për një ikje të vullnetshme të saj./ZËRI 

 

Poll

MOS HUMB