Bota

Zogjtë problemi! Një motor i shpërtheu në flakë, avioni bën ulje të detyruar në Romë

Avioni bëri disa fluturime mbi bregdet për të shkarkuar karburantin në ujë përpara se të kthehej dhe të bënte një ulje emergjente në pistë e aeroportit të kryeqytetit të Romës.

Meri Lika
Zogjtë problemi! Një motor i shpërtheu në flakë, avioni
Foto ilustruese

ITALI- Një Boeing i kompanisë kineze "Hainan Airlines" pati probleme sapo u ngrit nga aeroporti "Leonardo Da Vinci" rreth orës 9 të mëngjesit të së dielës. Sipas mediave italiane, në kushte të tilla, avioni u detyra që të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Fiumicinos.

Fillimisht u dëgjuan shpërthime në qiejt e Ostias dhe Fiumicino. Më pas, avioni bëri disa fluturime mbi bregdet për të shkarkuar karburantin në ujë përpara se të kthehej dhe të bënte një ulje emergjente në pistë e aeroportit të kryeqytetit të Romës.

Nga hetimet fillestare duket se incidenti në ajër është shkaktuar nga përplasja me zogj, kjo pasi mbetjet e zogjve u gjetën në motorin e mjetit të dëmtuar. Avioni me motorin në flakë u filmua nga shumë prej pasagjerëve, të cilët patën momente frike mos ai rrëzohej në tokë./ZËRI

Poll

MOS HUMB