SHBA-Zohran Mamdani u zgjodh kryetar bashkie i qytetit të New York-ut. 34-vjeçari, i cili e përshkruan veten si "makthi më i keq i Trump", fitoi 60.2 përqind të votave, duke shënuar një fitore të madhe për krahun progresiv të Partisë Demokratike.
Rezultati duket se është pranuar edhe nga presidenti Donald Trump, i cili u shpreh se nuk është një zgjedhje e mirë për republikanët. Megjithatë, ai vuri në dukje se do të ketë një diskutim më të gjerë pasi gazetarët të largohen nga salla.
Donald Trump: Ajo që ndodhi mbrëmë ishte një fitore thjesht e demokratëve dhe nuk mendoj se ishte mirë për republikanët.
Sipas Donald Trump, arsyeja e rezultateve ishte mbyllja e qeverisë, domethënë pezullimi i funksionimit të agjencive federale për shkak të një mosmarrëveshjeje midis demokratëve dhe republikanëve për projektligjin e buxhetit. Siç tha ai, sondazhet tregojnë se ata e zhvendosin fajin më shumë tek ai dhe republikanët.
“Është koha që republikanët të bëjnë atë që duhet të bëjnë, dhe kjo është të shfuqizojnë filibusterin”, tha ai, duke paralajmëruar se përndryshe do të gjenden në një pozicion të keq dhe nuk do të jenë në gjendje të miratojnë asnjë projektligj./ZËRI
