Aktualitet

DETAJE nga grabitja te 'Raiffeisen', autori me kaskë në kokë veshur me të zeza i drejtoi armën rojes së bankës

Fillimisht autori i ka drejtuar armën e zjarrit policit privat, i cili ndodhej në derën hyrëse të bankës.

F.I

DETAJE nga grabitja te 'Raiffeisen', autori me kaskë në

pamje nga vendngjarja

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga graditja e ndodhur pak më herët në një filial të bankës Raiffeisen, në zonën e Komunës së Parisit, pranë kompleksit Kika në Tiranë. Burime për ZËRI bëjnë me dije se auroi ka qenë i veshur me të zeza me bluzë me kapuç dhe një kaskë mbrojtëse të vendosur në kokë. 

Fillimisht autori i ka drejtuar armën e zjarrit policit privat, i cili ndodhej në derën hyrëse të bankës. Pasi ka hyrë në ambjentet e Raiffeisen Bank, autori i pajisur me armë zjarri ka kërcënuar punonjësit dhe ka marrë një shumë parash. Pas grabitjes raportohet se autori është larguar me një monopatinë drejt stadiumit 'Dinamo'.

Shuma e parave të grabitura ende nuk bëhet me dije, ndërsa Policia ka nisur hetimet dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit./ZËRI

MOS HUMB