Ekonomi

80 mln euro nga Booking në Shqipëri, Tatimet: Deklaroni të ardhurat, ose do përballeni me penalitete!

Në postimin nga Administrata Tatimore rezulton se vlera totale e rezervimeve në Shqipëri gjatë periudhës së mësipërme 9-mujore ka qenë në vlerën e 80 milionë eurove, apo 80 miliardë lekëve të vjetra.

F.I
80 mln euro nga Booking në Shqipëri, Tatimet: Deklaroni të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Administrata Tatimore njofton të gjithë bizneset dhe strukturat akomoduese në Shqipëri, që të bëjnë deklarimin e të ardhurave, pasi disponon të gjitha rezervimet që janë bërë në vendin tonë nga turistët dhe pushuesit përmes platformës "Booking".

Në postimin nga Administrata Tatimore rezulton se vlera totale e rezervimeve në Shqipëri gjatë periudhës së mësipërme 9-mujore ka qenë në vlerën e 80 milionë eurove, apo 80 miliardë lekëve të vjetra. Nga këto, 12 milionë euro apo 12 miliardë lekë kanë shkuar për "Booking" si komisione. 

Për këtë arsye, administrata tatimore u bën thirrje individëve që kanë siguruar të ardhura nga dhënia e akomodimit përmes kësaj platforme t’i deklarojnë ato në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale – DIVA 2025.

Ndërsa bizneset duhet të verifikojnë nëse deklarimet e tyre janë në përputhje me të dhënat e Booking për të mos u bërë subjekt i rivlerësimeve tatimore. Të njëjtin detyrim e kanë edhe subjektet që krijojnë të ardhura përmes platformës së rezervimeve “Airbnb”. Mosdeklarimi i të ardhurave do të shoqërohet me penalitet për bizneset.

Njoftimi:

Administrata Tatimore disponon të dhëna mbi rezervimet dhe shitjet e realizuara përmes platformës Booking.com.

Ndaj, u bëjmë thirrje individëve që kanë siguruar të ardhura nga dhënia e akomodimit përmes kësaj platforme t’i deklarojnë ato në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale – DIVA 2025.

Ndërsa bizneset duhet të verifikojnë nëse deklarimet e tyre janë në përputhje me të dhënat e Booking për të mos u bërë subjekt i rivlerësimeve tatimore.

Mosdeklarimi i të ardhurave përbën shkelje të legjislacionit tatimor dhe sjell penalitete sipas parashikimeve ligjore.

Poll

MOS HUMB