TIRANË-Administrata Tatimore ka bërë një njoftim për individët që janë subjekt i deklarimit të të ardhurave përmes formularit DIVA 2025, duke rikujtuar detyrimin për të deklaruar çdo të ardhur të realizuar gjatë vitit, përfshirë ato të përfituara përmes platformave digjitale.
Sipas njoftimit, në deklarim duhet të përfshihen të gjitha pagesat e marra përmes llogarive bankare apo formave të tjera të pagesës, fizike apo elektronike, përfshirë të ardhurat nga platformat Meta si Facebook, Instagram dhe WhatsApp, Google, YouTube, si edhe shërbimet e qiradhënies dhe rezervimeve si Airbnb dhe Booking.
Administrata Tatimore thekson se disponon të dhëna mbi të ardhurat e qarkulluara përmes këtyre platformave dhe paralajmëron se mosdeklarimi do të shoqërohet me penalitetet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
NJOFTIMI:
Administrata Tatimore sjell në vëmendje të individëve, subjekt deklarimi për DIVA se:
Duhen deklaruar në DIVA 2025 të gjitha të ardhurat e realizuara gjatë vitit, përmes llogarive bankare apo çdo formë tjeter pagese, përfshirë ato fizike ose elektronike nëpërmjet platformave si: Meta (Facebook; Intagram; WhatsApp) Google, Youtube, Airbnb Booking etj.
Kujdes! Administrata Tatimore disponon të dhëna mbi të ardhurat e qarkulluara nëpërmjet këtyre platformave. Çdo mosdeklarim do t’ju vendosë përballë penaliteteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.