Ekonomi

Tregu i pronave në "ngërç"/ Agjentët imobiliarë: Rritja e çmimeve step qytetarët! A pritet ky trend edhe në zonat bregdetare?

Drejtor i shoqërisë së agjentëve të pasurive të patundshme, Reinaldo Pipiria, thotë se tregu i shitjes ka njohur vështirësi, ndërsa thekson se duhet të presim të paktën 2 vite për të parë si do vijojë.

zh.ll
Tregu i pronave në "ngërç"/ Agjentët
Foto ilustruese

TIRANË- Tregu i shitjes së pronave është në ngërç. Sipas agjentëve të shitjes së pasurive të patundshme, kjo lidhet drejtpërdrejtë me rritjen e ndjeshme të çmimeve, sidomos në Tiranë. Rritja e çmimeve ka sjellë një stepje të qytetarëve për të blerë. Të dhënat tregojnë që çmimet kryeqytetet kanë arritur një nivel tavan. 

Drejtor i shoqërisë së agjentëve të pasurive të patundshme, Reinaldo Pipiria, thotë se tregu i shitjes ka njohur vështirësi, ndërsa thekson se duhet të presim të paktën 2 vite për të parë si do vijojë.

"Çmimet në Tiranë janë rritur me shpejtësi më të lartë sidomos nga sektori i ndërtimit. Prandaj shikojmë këtë lloj dinamikash dhe duhet të presim rreth dy vite për të parë se si do vijojë. Ne kemi thënë që Tirana është në pjekurinë e duhur për çmimet, duhet të presim vetëm indeksim apo ulje të çmimit", thotë Pipiria.

Megjithatë, ai thotë se rritja e çmimeve me të njëtin trend si në kryeqytet nuk do të prekë zonat bregdetar. Ai thekson se Bregdeti ka një kërkesë konstante të sigurtë, për shkak të sektorit të turizmit,

"Nuk besoj se do kemi të njëjtat fenomene në bregdet, duke ditur që referencat në bregdet kanë prej 10 vitesh të papërditësuara. Bregdeti ka një kërkesë konstante të sigurtë. Për shkak të sektorit të turizmit, pjesa e bregdetit do të vazhdojë të gjenerojë transaksione.", thekson agjenti. 

Agjentët e pasurive të patundshme shprehen pro rivlerësimit të kontratave të porosive, pasi kjo sjellë një informacion të plotë të tregut. 

“Jemi pro që të rivlerësohen edhe toka banesa në legalizim dhe kontrata porosie dhe kjo do të sillte formalizim të plotë dhe një infomacion të plotë të tregut. Një fushatë rivlerësimi që përfshin dhe kontratat e porosisë do të na jepte një ide më të qartë të dinamikës dhe madhësisë të real estate”.

Rivlerësimi i ri i pronave do të nisë nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe do të mbyllet më 30 shtator 2026. Për rivlerësimin e pronave të paluajtshme propozohet që tatimi të jetë 5%, nga 15% që paguhet aktualisht nëse shet pronën./ZËRI

Poll

MOS HUMB