Bota

Trump tërhiqet nga sulmet ndaj Rusisë, mesazhi: Mos merremi me Putin, problemi janë emigrantët! Do përfundojmë si Europa

Shtrirja dhe kohëzgjatja e saktë e urdhrit të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së janë të paqarta, pasi kufiri midis operacioneve kibernetike sulmuese dhe mbrojtëse shpesh është i paqartë.

k.m.
Trump tërhiqet nga sulmet ndaj Rusisë, mesazhi: Mos merremi me Putin,
Vladimir Putin dhe Donald Trump

SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth ka urdhëruar Komandën Kibernetike të SHBA të ndalojë operacionet sulmuese kibernetike kundër Rusisë, në një përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet me Moskën. Kjo është edhe një shenjë vullneti të mirë për të arritur një marrëveshje me Moskën për paqen në Ukrainë.

"New York Times" thotë se një zyrtar aktual dhe dy ish-zyrtarë të njohur me urdhrin e sekretarit të Mbrojtjes thonë se urdhri për pezullimin e operacioneve sulmuese kibernetike kundër Rusisë është lëshuar para takimit mes presidentëve Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë. Shtrirja dhe kohëzgjatja e saktë e urdhrit të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së janë të paqarta, pasi kufiri midis operacioneve kibernetike sulmuese dhe mbrojtëse shpesh është i paqartë.

Edhe nga ana e tij, Donald Trump bëri një deklaratë "të ashpër" në lidhje me Evropën dhe qëndrimin e tij ndaj Rusisë, Putinit dhe situatës së brendshme në SHBA. Reagimi u bë disa orë pas Samitit të Londrës për Ukrainën. Duke këmbëngulur në politikën e tij kundër emigracionit, presidenti amerikan tha: Ne duhet të shpenzojmë më pak kohë duke u shqetësuar për Putinin dhe më shumë kohë duke u shqetësuar për bandat e përdhunuesve, bosët e drogës, vrasësit dhe njerëzit që vijnë në vendin tonë – që të mos përfundojmë si Europa! 

Trump tërhiqet nga sulmet ndaj Rusisë, mesazhi: Mos merremi me Putin,

Por duket se sulmi i Trump për Europën dhe lëvizja për ndaljen e sulmeve kibernetike nuk është diçka që nuk ka ndodhur më parë. Ish-zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë vunë në dukje se është e zakonshme që liderët civilë të urdhërojnë pushime në operacionet ushtarake gjatë negociatave të ndjeshme diplomatike, për të shmangur prishjen e tyre.

Ndryshimi i qasjes së Trump ndaj luftës dhe Rusisë u reflektua më së shumti në mënyrën e papërshtatshme që ai iu drejtua presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Përplasja e paprecedentë publike rezultoi në dëbimin e Zelenskyy-t nga Shtëpia e Bardhë pa nënshkruar marrëveshjen për mineralet e rralla.

Kthimi i Trump drejt Putinit ka ndezur kambanat e alarmit në të gjithë Evropën, si dhe në Partinë Demokratike të SHBA-së, e cila ka shprehur shqetësime për sigurinë kombëtare./ZËRI

Poll

MOS HUMB