Ekonomi

BE “mbyll dyert” për rreth 7,900 shqiptarë/ Rreth 15 mijë morën urdhër largimi, por mbi gjysma u kthyen

Në vitin 2024, rreth 123 mijë shtetasve të vendeve të treta iu refuzua hyrja në territorin e BE-së në një nga kufijtë e saj të jashtëm, një rritje e vogël prej 0.3% krahasuar me vitin 2023. 

F.m
BE “mbyll dyert” për rreth 7,900 shqiptarë/ Rreth 15
Grafiku

TIRANË- Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, rreth 15 mijë shqiptarë u urdhëruan të largoheshin nga një vend i BE-së, ndërsa mbi 7,800 persona janë kthyer pas një urdhri për t'u larguar në një nga vendet e Bashkimit Europian ku ishin vendosur, referuar shifrave të vitit 2024.

Në vitin 2024, rreth 123 mijë shtetasve të vendeve të treta iu refuzua hyrja në territorin e BE-së në një nga kufijtë e saj të jashtëm, një rritje e vogël prej 0.3% krahasuar me vitin 2023. 

Ndërkohë, rreth 918 mijë persona u gjetën të ishin të pranishëm ilegalisht në një vend të BE-së, duke përfaqësuar një rënie prej 27.4% krahasuar me 1.27 milion në vitin e kaluar.

Numri i shtetasve të vendeve të treta të cilëve u është lëshuar një urdhër për t'u larguar nga një vend i BE-së ishte mbi 450 mijë, një rënie prej 7.3% krahasuar me vitin 2023.

Pas një urdhri për t'u larguar, rreth 110 mijë shtetas të vendeve të treta u kthyen në një vend të tretë, një rritje prej 19.3%.

Sipas shifrave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, në mesin e shtetasve që nuk janë pjesë e BE-së të kthyer nga territori i një vendi të BE-së në këtë periudhë, Gjeorgjianët me 11,585 kryesuan listën e shtetasve të vendeve të treta të kthyer, të ndjekur nga turqit me 7,910 dhe shqiptarët me një numër prej 7,895.

Në total, shiptarët e kthyer nga territori i një vendi të BE-së dhe një vendi jo të BE-së vlerësohet në rreth 8 mijë. Krahasuar me vitin 2023, duket se numri i shqiptarëve të kthyer ka qenë më i ulët një vit më parë.

Sipas Eurostat, kthimet më të mëdha të shtetasve shqiptarë në vitin 2024 janë bërë nga Greqia, Franca, Gjemania, Italia dhe Hungaria.

Marrë nga SCAN 

Poll

MOS HUMB