Ekonomi

Si u bë Wizz Air linja ajrore më e keqe në Mbretërinë e Bashkuar, fenomeni skandaloz vjen dhe në Shqipëri

Qindra pasagjerë në vendin tonë dhe mijëra në të gjithë botën, ankohen çdo ditë për anullime dhe vonesa të gjata, për qëndrime për orë të tëra në aeroport, për moskompensim, vjedhje apo ndryshimeve të destinacioneve.

F.m
Si u bë Wizz Air linja ajrore më e keqe në Mbretërinë e
Wizz Air

TIRANË- Të gjithë kemi njohur në jetë të paktën një person që udhëton shpesh ose jo, por që është përballur me shtyrje fluturimesh, anullime dhe në fund me moskompensimin që i takon. Media britanike “Which?” e ka shpallur kompaninë ‘Wizz Air’ si kompaninë më të keqe në Mbretërinë e Bashkuar, bazuar në vlerësimin e dhënë nga udhëtarët.

Por përse ndodh kjo?

Bazuar në vlerësimet e analizuara nga ekspertët, transportuesi me kosto të ulët renditet nën British Airways, easyJet dhe Ryanair sipas pasagjerëve në sondazhin vjetor. Të dhënat nga Autoriteti i Aviacionit Civil (CAA) treguan gjithashtu se ajo ishte një nga linjat ajrore më pak të përpikta, me vetëm 56% të fluturimeve që mbërrinin në MB në kohë. Mbi 2% e fluturimeve ishin më shumë se tre orë me vonesë.

Wizz Air e përshkruan veten si 'linja ajrore me rritje më të shpejtë në Evropë'. 

Po në Shqipëri si është situata?

Qindra pasagjerë në vendin tonë dhe mijëra në të gjithë botën, ankohen çdo ditë për anullime dhe vonesa të gjata, për qëndrime për orë të tëra në aeroport, për moskompensim, vjedhje apo ndryshimeve të destinacioneve.

Kjo pasohet me një kosto të madhe, si prishje të planeve të qytetarëve dhe para të çuara dëm duke sjellë humbje për xhepat e pasagjerëve.

Sa përgjegjësi mban kjo kompani?

ZËRI ka dërguar një kërkesë për informacion kundrejt Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar për tu vënë në dijeni në mënyrë më të detajuar për fluturimet e anulluara dhe vonesave të gjata për disa nga linjat kryesore që operojnë në vendin tonë si: Wizz Air, Air Albania, Albawings, Lufthansa dhe Ryanair.

Për Ekskluzive.al AAC ka raportuar një seri të dhënash nga të cilat rezulton se Wizz Air është kompania që ka numrin më të madh të vonesave mbi 3 orë dhe anullimeve përgjatë vitit 2023, me një koeficent 26.7 për 1 mijë fluturime, e pasuar nga një koeificent 3-4 herë më të ulët të Ryanair me 9.8 dhe Albawings me 6.3.

Sa i përket anullimeve, Wizz Air është në vendin e dytë me një koeficent 4.9 për 1 mijë fluturime, në vendin e parë është kompania Lufthansa me 5.2, e ndjekur nga Air Albania me 2.5 dhe Albawings me koeficentin më të ulët 0.6.

Sipas Ekskluzive.al Wizz Air është shprehur se e ka këtë shifër të lartë vonesash dhe anullimesh sepse “zotëron pjesën më të madhe të tregut.”

Por le të bëjmë një krahasim.

Si shpjegohet që kompania Air Albania për 4748 fluturime ka vetëm 4 vonesa mbi 3 orë?! Ndërkohë Wizz Air për 7928 fluturime ka 212 vonesa mbi 3 orë, rreth 36% më shumë se Air Albania?

ZËRI ka nisur gjithashtu një kërkesë për informacion kundrejt WIZZ Air për të marrë një përgjigje më të detajuar që shpjegon këto të dhëna.

AAC ka bërë dhe një raport vjetor sipas ligjit me pasagjerët që kanë qenë të afektuar nga këto anullime dhe vonesa të gjata dhe sa prej tyre janë asistuar apo kompensuar dhe ajo që shohim është se ankesat që janë depozituar për Wizz Air dhe nuk paraqesin numrin total të ankesave të pasagjerëve drejtuar kësaj kompanie.

AAC ka regjistruar vetëm 115 ankesa kundër Wizz Air, 64 prej të cilave janë kompensuar dhe 51 të tjera janë ende pezull. Për një raport skandaloz prej 212 vonesa mbi 3 orë dhe 39 anullime, raporti i ankesave duhet të ishte shumë herë më i lartë.

Dy janë opsionet, ose qytetarët nuk janë ankuar, që bazuar në denoncimet e paraqitura pranë redaksisë tonë nuk rezulton ashtu, ose AÇ nuk i ka regjistruar të gjitha ankesat.

Çfarë parashikon ligji në rast vonesash dhe anullimesh?

Siç është e shkruar edhe në faqen zyrtare të Wizz Air, për fluturime NËN 1500 km, në vijim të një pritjeje 2-orëshe, pavarësisht arsyes së vonesës, ju gëzoni të drejtën:

-Një kupon për pije freskuese/ushqim me vlerë proporcionale me vonesën tuaj

-Dy telefonata, mesazhe teleksi apo faksi, apo emaile falas, apo rimbursim të shpenzimeve të tyre brenda një shume të arsyeshme

Për fluturime MBI 1500 km dhe në vijim të një pritjeje 3-orëshe, pavarësisht arsyes së vonesës, ju gëzoni të drejtën për:

-Një kupon për pije freskuese/ushqim me vlerë proporcionale me vonesën tuaj

-Dy telefonata, mesazhe teleksi apo faksi, apo emaile falas, apo rimbursim të shpenzimeve të tyre brenda një shume të arsyeshme

Për fluturimeMBI 3500 km dhe në vijim të një pritjeje 4-orëshe, pavarësisht arsyes së vonesës, ju gëzoni të drejtën për:

-Një kupon për pije freskuese/ushqim me vlerë proporcionale me vonesën tuaj

-Dy telefonata, mesazhe teleksi apo faksi, apo emaile falas, apo rimbursim të shpenzimeve të tyre brenda një shume të arsyeshme

Pritje mbi 5-orëshe, pavarësisht arsyes së vonesës, ju gëzoni të drejtën për:

-Një kupon për pije freskuese/ushqim me vlerë proporcionale me vonesën tuaj

-Dy telefonata, mesazhe teleksi apo faksi, apo emaile falas, apo rimbursim të shpenzimeve të tyre brenda një shume të arsyeshme

Nëse nisja e fluturimit është në datën e mëposhtme për shkak vonese, do të përfitoni:

akomodim në hotel, transport drejt/nga aeroporti*

* Mund të ndryshojë në varësi të kohëzgjatjes së vonesës dhe ofertës në treg

Mund dhe të zgjidhni një prej tri opsioneve të mëposhtme:

Ta rirezervoni fluturimin falas përmes emailit ose përmes biletarisë sonë, qendrës telefonike

Ta anuloni rezervimin dhe të merrni rimbursim në kredite WIZZ në llogarinë tuaj të WIZZ ose në mënyrën fillestare të pagesës.

Poll

MOS HUMB