Ekonomi

Zbardhet lista e marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen mes dy Shqipërisë dhe Turqisë

Pas takimit kokë më kokë të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, do të nënshkruhen marrëveshje që bashkëpunimin e dy vendeve.

k.m.
Zbardhet lista e marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen mes
Rexhep Tajip Erdogan dhe Edi Rama

TIRANË- Zbardhen 3 marrëveshjet që do të nënshkruhen sot mes dy vendeve, Turqisë dhe Shqipërisë. Pas takimit kokë më kokë të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, do të nënshkruhen marrëveshje që bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e buqjësisë, arsimit dhe fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.

Lista e marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen:

1. Deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi të mbështetur nga shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë.

Zyrtarët nënshkrues:

Për palën shqiptare: znj. Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Për palën turke: z. Ibrahim YUMAKLI, Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë

2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.

Zyrtarët nënshkrues:

Për palën shqiptare: znj. Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sportit
Për palën turke: z. Erol Ozvar, President i Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë e Republikës së Turqisë.

3. Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.

Zyrtarët nënshkrues:

Për palën shqiptare: z. Alteo Hysi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim;
Për palën turke: z. Fahrettin Altun, Drejtor i Komunikimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB