Factcheck

Çfarë fshihet pas aksidentit ku vdiq motoristi i WOLT/ Pse kompania hesht për sigurinë e punonjësve të saj?

ZËRI mësoi se Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të 18-vjeçarit menjëherë pas aksidentit. Ai është prangosur për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Nga verifikimet rezulton se nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.

f.g;l.k
Çfarë fshihet pas aksidentit ku vdiq motoristi i WOLT/ Pse kompania
Kristi Liço, motoristi qe humbi jetën

TIRANË – 33-vjeçari Kristi Liço, me origjinë nga Përmeti, i cili punonte në kompaninë Wolt, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Spitalin e Traumës, si pasojë e plagëve të marra në një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi mesditën e 1 prillit, në rrugën “Naim Frashëri”, pranë ish-depove të naftës në Mëzez, ku Liço po lëvizte me motor së bashku me 20-vjeçaren Armanda Taqe.

Aksidenti, që përfundoi me pasoja fatale, dyshohet se është shkaktuar nga 18-vjeçari Endri Brahilika, i cili drejtonte një automjet tip “BMW X5”. Sipas verifikimeve të ZËRI-t, i riu kishte marrë lejen e drejtimit më 29 dhjetor 2025, pra rreth tre muaj para aksidentit.Në rrjetet sociale, ngjarja ka ngjallur reagime të forta. Aktivisti Bislim Lakna, në një postim të tij, shprehet:

Gjatë protestës së motoristëve të Wolt-it jam njohur me shumë motoristë. Midis tyre edhe me Kristin. Sot, në grupin e motoristëve, na dhanë lajmin e mortit. Kristi nuk i mbijetoi dot plagëve që mori nga aksidenti. Një makinë e përplasi ndërsa ai ishte me motor. Çdo vdekje të pret krahët, të plogështon, të mërzit, por vdekjet si kjo të trishtojnë.

Sikur vetë vdekja të ishte pak, në Shqipërinë e dramave, vdekja e Kristit ka hijen e një krimi. Nga sa dihet deri tani, aksidentin e ka shkaktuar një adoleshent i cili po e ngiste makinën me shpejtësi. Pavarësisht se ai ka shkaktuar një aksident nga i cili dy persona përfunduan në gjendje kritike, ai u la i lirë. Dyshimet janë se është bir polici dhe njohjet ia kanë siguruar lirinë. Ç’tmerr, nëse këto janë të vërteta!

Kristi nuk kthehet më mes nesh. Ai na ka lënë mes përbindëshave që ngërdheshen me indiferencë, përbuzje dhe neveri ndaj të dobëtve, duke pritur radhën për të ‘ngrënë’ të pandëshkuar kokën e ndonjërit prej nesh.”

Por si qëndron e vërteta?

ZËRI mësoi se Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të 18-vjeçarit menjëherë pas aksidentit. Ai është prangosur për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Nga verifikimet rezulton se nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë, një ditë pas arrestimit, Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e tij, çka ka nxitur edhe debatet në rrjetet sociale për një favorizim të mundshëm pas kësaj vendimmarrjeje. Por në fakt, sytë e opinionit publik sot do të duhet të ishin drejt kompanisë Wolt. Motoristi është përplasur jashtë orarit të punës, në një aks tejet të frekuentuar, ndërkohë që zyrtarët e kompanisë ende nuk kanë bërë asnjë sqarim, se a kishte i riu skafandër, a ishte duke udhëtuar në shpejtësinë e lejuar apo jo. Prej javësh, motoristët e Wolt janë në një presion nga kompania e cila u ka kushtëzuar vendin e punës në rast se protestojnë. Jo më larg se disa ditë më parë, disa prej tyre u njoftuan nga kompania se në rast se do të dilnin në protestë do të humbisnin vendin e punës dhe ashtu ndodhi. Ata u nxorrën jashtë linje në aplikacionin ku marrin porositë, ndërkohë që mesa duket edhe në këtë rast askush nuk merr përgjegjësitë./ZËRI

Poll

MOS HUMB