Aktualitet

SKANDALI/ Menaxherja e deleguar e Wolt presion motorristëve, zbulohen mesazhet hakmarrëse për protestuesit

Ata shprehen se puna që kryejnë nuk reflektohet në pagat që marrin, ndërsa mungojnë edhe garancitë bazë të punësimit.

zh.ll
SKANDALI/ Menaxherja e deleguar e Wolt presion motorristëve, zbulohen
motorristet e wolt ne proteste-mesazhi i menaxheres

TIRANË- Motorristët e Wolt po protestojnë tashmë prej gati një jave, duke kërkuar përmirësim të kushteve të punës dhe rritje të pagesave. Ata shprehen se puna që kryejnë nuk reflektohet në pagat që marrin, ndërsa mungojnë edhe garancitë bazë të punësimit.

Punonjësit janë penalizuar nga aplikacioni i Wolt, duke i nxjerrë ofline për arsyen se po protestojnë, sipas tyre, si një formë presioni të ushtruar nga kompania për shkak të protestave të tyre. Madje, janë zbuluar edhe mesazhet hakmarrëse për protestuesit nga menaxherja e deleguar e Wolt.

Përmes një mesazhi, menaxherja paralajmëron punonjësit se, kushdo që bëhet pjesë e protestave kosiderohet automatikisht i pushuar nga puna. Ajo sqaron se forma e pagesës me përqindje dhe jo rrogë bazë është bërë me dije që në fillim të bashkëpunimit, duke shtuar se kushdo që nuk është dakord mund të largohet nga puna. 

Mesazhi i menaxheres drejtuar motorristëve:

Mirëmbrëma çuna.
Na erdhi një njoftim për një protestë prej jush, nuk e di sesa e vërtetë është dhe sesa prej zyrës time do të jenë tek ajo protestë, por po ju bëj disa gjëra të qarta me shkrim sepse gojarisht jua kam thënë dhe sërish.
1. Ju nuk jeni punonjës të Woltit, por të GMS (që është partnere e Woltit).
2. Rroga juaj është me % siç ju është fol që në momentin e parë që keni ardhur dhe keni folur me mua dhe jo me rrogë bazë, ose ju kemi gënjyer për ndonjë gjë lidhur me rrogën dhe e keni kuptuar rrugës kështu që do ju duhet të protestoni për ta fituar.
3. Dhe kryesorja, askush prej jush nuk mbahet në punë me zor ose i detyruar. Të gjithë pa përjashtim janë të lirë të lënë punën nëse tarifat ose kushtet e GMS që ka ofruar për ju nga bashkëpunimi që ka me Woltin. Kështu që kush prej zyrës time shkon në atë protestë të ketë të ditur që është i larguar nga puna automatikisht.

SKANDALI/ Menaxherja e deleguar e Wolt presion motorristëve, zbulohen
mesazhi per motorristet e wolt
 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Internerari i tyre prej 7 ditësh fillon në sheshin Nënë Tereza, bulevardi Zogu 1, më pas drejt Bulevardit të Ri, unazë dhe sërish në sheshin Nënë Tereza. Ata shprehen se protestën nuk do e ndalojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB