Politikë

'Flamingot do t’i hajë Trumpi për mëngjes'/ Rama ironizon debatin për Sazanin: Nuk ka ende marrëveshje

Rama theksoi se ishulli vijon të jetë pronë publike dhe se negociatat synojnë krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët, ku shteti shqiptar do të jetë partner.

M.K.
'Flamingot do t’i hajë Trumpi për mëngjes'/ Rama
edi rama

TIRANË- Gjatë intervistës me gazetarin amerikan Andrew Callaghan në Channel 5 kryeministri i vendit u ndal edhe te projekti i investimit në ishullin e Sazanit duke mohuar se mes qeverisë shqiptare dhe grupit të investitorëve është arritur një marrëveshje përfundimtare.

Rama theksoi se ishulli vijon të jetë pronë publike dhe se negociatat synojnë krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët, ku shteti shqiptar do të jetë partner. Sipas tij, deri më tani nuk ka një marrëveshje, një projekt konkret apo para të investuara.

Kryeministri nuk i kurseu ironitë për debatet që kanë shoqëruar këtë investim. Duke iu referuar flamingove që jetojnë në ishull, ai tha se çështja po paraqitet sikur shpendët do të vriten dhe do të përfundojnë në tryezën e Donald Trumpit për mëngjes.

“Sazani është një tokë publike. Nëse nuk e dini, po ju informoj. Dhe për sa kohë flasim, nuk ka asnjë marrëveshje mes Republikës së Shqipërisë dhe grupit të investitorëve. Nuk ka para, nuk ka projekt. Nuk ka ende një marrëveshje. Ndërkohë ju djema keni gënjyer botën, jo kanali juaj personalisht, keni mashtruar botën, duke i thënë se ishulli është privatizuar. Flamigot në ishull, të cilët nuk e kanë kaluar kurrë ishulli, do të vriten dhe Trump do t’i hajë në mëngjes. Nuk ka akoma një marrëveshje sepse ne po shpresojmë të krijojmë një sipërmarrje të përbashkët ku Republika e Shqipërisë do të jetë partnere dhe kjo është ajo që po them. Në flamingomirror.al mund të konfirmoni se 90% e gjërave që thuhen janë gënjeshtra”, u shpreh Rama./ZËRI

MOS HUMB