Politikë

Veliaj përgënjeshtron Gogun: Kam më shumë dinjitet se Rama! Më kërkoi t'i lë bashkinë Arbër Hajdarit, akuza bolshevike se mbështes protestën (LETRA)

Pasi Gogu konfirmoi takimin, por mohoi t'i kishte përcjellë porosi nga Kryeministri Edi Rama për dorëheqjen e Veliajt, ky i fundit ka publikuar versionin e tij të bisedës.

zh.ll
Veliaj përgënjeshtron Gogun: Kam më shumë dinjitet se Rama!
toni gogu-erion veliaj

TIRANË- Pas lajmeve që qarkulluan sot për një takim mes tij dhe ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar edhe vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Pasi Gogu konfirmoi takimin, por mohoi t'i kishte përcjellë porosi nga Kryeministri Edi Rama për dorëheqjen e Veliajt, ky i fundit ka publikuar versionin e tij të bisedës. Përmes një reagimi publik në rrjetet e tij sociale, Veliaj ka publikuar një letër që thotë se e ka shkruar me dorëm e tij, ku tregon anën tjetër të takimit. 

Veliaj pretendon se gjatë takimit, ministri i ka përcjellë 3 kërkesa që, sipas tij, vinin nga Rama, mes tyre të pranonte përfshirjen në çështjen e “Flamingove-Studentët”, të hiqte dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t'ia delegonte atë Arbër Hajdarit, si dhe të mos këshillohej më me Plarent Ndrecën.

Reagimi i plotë i Veliajt

Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim.
Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai.
Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time.
Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave.
Ndryshe ik!
Letra e plotë:
E premte, ora 22:30
Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.
TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.
R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:
- Prano përfshirjen me Flamingot - Studentët ose do të shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.
- Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).
- Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën.

MOS HUMB