TIRANË- Një grabitje me armë është regjistruar mesditën e sotme në një filial të bankës Raiffeisen, në zonën e Komunës së Parisit, pranë kompleksit Kika në Tiranë. Burime për ZËRI bënë me dije se auroi ka qenë i veshur me të zeza me bluzë me kapuç dhe një kaskë mbrojtëse të vendosur në kokë. Autori sapo ka hyrë i ka drejtuar armën rojes së bankës për ta bllokuar që mos të bëj lëvizje dhe pasi ka marrë paratë, ka dalë jashtë, dhe me një monopatinën është larguar drejt stadiumit Dinamo. Shuma e parave të grabitura ende nuk bëhet me dije, ndërsa Policia ka nisur hetimet dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/ZËRI