TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka bërë të ditur se nga fondet e parashikuara në Buxhetin 2027, do të përfitojnë edhe 15 bashkitë që do të shkrihen pas reformës së re territoriale. Sipas Malajt, këto bashki do të vijojnë t'i përdorin fondet e alokuara deri në shtator 2027, kur pritet të konstituohen 46 bashkitë e reja.
Ministri gjithashtu sqaron se, pas konstituimit të 46 bashkive të reja në shtator 2027, fondet e parashikuara për 15 bashkitë që do të shkrihen nuk humbasin. Ato do t'u transferohen bashkive që do t'i përthithin ato. Kalimi i fondeve për periudhën tetor-dhjetor do të bëhet përmes një akti normativ.
“Konstituimi i bashkive të reja do të ndodhi në muajin shtator dhe për tremujorin e fundit që do të mbetet nga viti, nëpërmjet një akti normativ, fondet të cilat kanë janë të alokuara te bashkitë që do të përthithen do t'i kalojnë bashkive të cilat po i përthithin”, sqaron Ministri i Financave Petrit Malaj./ZËRI