Politikë

Opozita bojkotoi “Ligjet”, mazhoranca miraton në parim pr. Buxhetin dhe Paketën Fiskale 2027

Deputetët e opozitës e bojkotuan mbledhjen, ndërsa përfaqësuesit e mazhorancës kanë vijuar shqyrtimin e dy nismave.

zh.ll
Opozita bojkotoi “Ligjet”, mazhoranca miraton në parim pr.
komisioni i ligjeve

TIRANË- Mazhoranca ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2027 dhe Paketën Fiskale, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve. Deputetët e opozitës e bojkotuan mbledhjen, ndërsa përfaqësuesit e mazhorancës kanë vijuar shqyrtimin e dy nismave.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, hodhi në votim fillimisht projektligjin për Buxhetin 2027, i cili u miratua në parim pa asnjë votë kundër apo abstenim.

“Ju ftoj ta hedhim në votim projektligjin për Buxhetin 2027. Kush është dakord në parim? 0 kundër dhe 0 abstenim”, deklaroi Manja.

Më pas, Manja kaloi në votim edhe Paketën Fiskale.

"Kush është dakord për projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 99/2008, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”. 0 kundër dhe 0 abstenim", deklaroi Manja. /ZËRI

MOS HUMB