LIVE UPDATES

KAOS brenda&jashtë Kuvendit/ Protestuesit përplasen me Policinë! PS kalon e vetme Kom. Antikorrupsion dhe Dezinformimin

➤ Mbyllet seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë. Një seancë ku dominoi kaosi brenda dhe jashtë saj, pasi opozita kishte thërritur një protestë kombëtare kundër qeverisë. ➤ Kërkesa e Gazment Bardhit për mocion me debat për emisionin e RAI 3 për Shqipërinë, nuk është pranuar nga kryetarja Lindita Nikolla, kjo shkaktoi tension në sallë. Por po ashtu, në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar futjen e kryedemokratit Sali Berisha në grup. Në kundërpërgjigje, kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se një vendim i tillë mund të bëhej vetëm me vendim partie. ➤ Ndërkohë që brenda sallës dpeutetët i binin tavolinave, jashtë Kuvendit, protestuesit nisën aksionin duke u përplasur dhunshëm me Policinë, ku dy efektivë u lënduan dhe u trajtuan nga ekipet mjekësore. Ndërkohë Lindita Nikolla përjashtoi deputetin demokrat Flamur Noka nga seanca. ➤ Në fund u miratuan dhe projekligjet që ishin në rendin e ditës, ku më të diskutuarit ishte ai i Komisonit të Posaçëm Antikorrupsion, kryesimin e të cilit do e marrë Fatmir Xhafaj dhe ai i ngritjes së Komisonit për Dezinformimin, i cili do të drejtohet nga Erion Braçe. Po ashtu, Kuvendi miratoi me 86 vota pro dhe 1 abstenim Ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.

18 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Opozita protestë brenda dhe jashtë Kuvendit/ Rama: Duhen shkatërruar përfundimisht me votë

KAOS brenda&jashtë Kuvendit/ Protestuesit përplasen me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të enjte pas seancës së tensionuar në Kuvend dhe jashtë tij. Vetë Rama nuk ishte i pranishëm, ndërsa ka preferuar që reagimin ta bëjë përmes rrjeteve sociale. Kreu i ekzekutivit u bën thirrje qytetarëve që t’i shkatërrojnë përfundimisht me votë. Ndërkohë ai rëndit dhe disa arsye se pse sipas tij, opozita krijoi këtë të enjte kaos. 

Edi Rama: Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës në parlament? Një kriminel italian i familjes 17 vjet nga përvoja shqiptare; Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t'ikur produktevesë; Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të problemeve; Një ish-pronë e madhe e sistemit të sistemit për mosjustifikim pasurie; Një program në RAI3 që shfaqi të lartëpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujrave të zeza politike dhe mediatike të Tiranës. Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e vendit pasi e përsekutoi këtë popull qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e rradhës me emrin e Shqipërisë i duhet të futur në llogaritë që do të bëjnë në vitin 1912. zgjedhjet e afërta. Mbajuni shënim çdo gjë dhe mos i fal më për asgjë, duhen përfundimisht me votë! Shqipëria ka shumë punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush.

1 VITE ME PARE

PS kalon e vetme Komisionin për Dezinformimin

KAOS brenda&jashtë Kuvendit/ Protestuesit përplasen me
Kuvendi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë, vetëm me votat e mazhorancës ka votuar këtë të enjte ngritjen e Komisonit për Dezinformimin, i cili do të drejtohet nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Ngritja e Komisonit, mori 73 vota pro dhe 7 kundër. 

Perberja e Komisionit te Posacem te Dezinformimit

1. Erjon Braçe kryetar (PS)
2. Etilda Gjonaj sekretare (PS)
3. Bledar Çuçi anëtar (PS)
4. Pandeli Majko anëtar (PS)
5. Mimi Kodheli anëtare (PS)
6. Enslemvera Zake anëtare (PS)
7. anëtar/e (PD)
8. anëtar/e (PD)
9. anëtar/e (PD)
10. Mesila Doda anëtare (Demokraci dhe Integrim)
11. Fatmir Mediu anëtar (Aleanca për Ndryshim)

1. Bardhyl Kollçaku anëtar zëvendësues (PS)
2. Alban Xhelili anëtar zëvendësues (PS)
3. anëtar zëvendësues (PD)
4. anëtar zëvendësues (PD)

Komisioni i Dezinformimit do të luftojë informacionin e rremë dhe ndikimet e shteteve të huaja jo miqësore, duke përdorur median, teknologjinë dhe paratë e errëta në fushata zgjedhore. Të gjitha institucionet përfshirë edhe ato të pavarura, si organet e drejtësisë, do të jenë të detyruara të japin çdo informacion apo dokument të kërkuar nga komisioni i posaçëm kundër keqinformimit. Përveç 13 anëtarëve, në përbërje të Komisionit do të jetë edhe një grup ekspertësh nga institucionet kryesore të sigurisë dhe medias./ZËRI

1 VITE ME PARE

PS voton Komisionin Antikorrupsion, Xhafaj kryetar

KAOS brenda&jashtë Kuvendit/ Protestuesit përplasen me
Votimi

TIRANË- Partia Socialiste i ka dhënë këtë të enjte "dritën jeshile", projektvendimit që i hap rrugë krijimit të Komisonit të Posaçëm Antikorrupsion, në krye të të cilit do të jetë, socialisti Fatmir Xhafaj. Projektvendimi mori 73 vota pro dhe 7 kundër. Bashkë me Xhafën në këtë Komisonin do të jenë: Klotilda Bushka, Eduard Shalsi, Etilda Gjonaj, Evis Kushi e Toni Gogu. Në mbyllje të votimit, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i bëri thirrje opozitës që të propozojë emrat e saj në përbërjen e Komisonit.

Komisioni është konceptuar me 11 anëtarë, 6 nga PS dhe 5 nga opozita. Në projektvendim thuhet se Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10-mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit. Komisioni i Posaçëm do të ketë si synim përmirësimin dhe konsolidimin e praktikave te mirëqeverisjes ne te gjitha nivelet, thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e metejshem te zbatimit të ligjit, duke pasur si udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit “Screening” të Komisionit Evropian për grup-kapitullin e parë, si dhe adresimin e masave të udhërrëfyesve të miratuar nga qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike”. Për të realizuar një proces sa më gjithëpërfshirës e transparent, do të ngrihet dhe funksionojë grupi i punës i ekspertëve vendës dhe ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, administrata publike, bota akademike, universitetet publike dhe jopublike, institute e organizata të shoqërisë civile dhe medias, si edhe organizata të sipërmarrjes, etj../ZËRI 

1 VITE ME PARE

Voton Kuvendi, i jepet 'drita jeshile' disa projektligjeve

KAOS brenda&jashtë Kuvendit/ Protestuesit përplasen me
Kuvendi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar këtë enjte një sërë projekligjesh në fund të diskutimeve nga deputetët që dhanë argumentet pro dhe kundër. Projekligjet që kaluan:

-Kuvendi miraton me 89 vota pro dhe asnjë kundër pr/ligjin “Per financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish- punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan". Po ashtu morën dritën jeshile:

-Projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10 129, date 11.5.2009, "Per giendjen civile'', te ndryshuar u miratua me 73 vota pro, 0 abstenim, 15 kundër.

-Projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shiperise dhe qeverisë së Republikës se Turqisë për bashkëpunimin për zhvilim dhe statusin e Zyrës së Koordinimit e Programeve të TIKA-s në Shqipëri" u miratua me 88 pro, 0 kunder, 0 abstenim.

-Projektligji "Per ratifikimin e traktatit te miqesisë dhe bashkëpunimit ndermjet Republikes se Shiperise dhe Ukraines", 91 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim.

1 VITE ME PARE

A do t’i djegë PS mandatin Sali Berishës? Ja si përgjigjet Toni Gogu

KAOS brenda&jashtë Kuvendit/ Protestuesit përplasen me
Toni Gogu dhe Sali Berisha

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu deklaroi këtë të enjte se mazhoranca nuk merret me problemet brenda opozitës, referuar dhe kaosit të shkaktuar në Kuvend dhe jashtë tij. Ndërsa i pyetur nëse PS do e “djegë” mandatin e Sali Berishës, ai tha se mazhoranca nuk djeg mandate, por thjesht shqyrton kërkesat e prokurorisë. Deklaratat i bëri në “Top Talk”, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Juli Xhokaxhi: Do ia digjni mandatin Sali Berishës?

Toni Gogu: Ne nuk djegim mandate, ne i verifikojmë dhe i heqim kur na i kërkon prokuroria në zbatim të kushtetutës. Ne nuk heqim dhe djegim mandate./ZËRI

1 VITE ME PARE

Ulsi Manja i 'kthehet' opozitës: A jeni burra? I thoni një zonje 60 vjeçe ‘përfaqësuese e Sinaloas’

KAOS brenda&jashtë Kuvendit/ Protestuesit përplasen me
Ulsi Manja

TIRANË- Gjuhë të papranueshme i ka cilësuar ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, etiketimet që deputetët e opozitës i kanë bërë gjatë seancës së kësaj të enjteje Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, të cilës iu drejtuan duke i thënë se është përfaqësuese e kartelit Sinaloa dhe jo e shqiptarëve. Në veçanti, Manja iu drejtua, deputetit demokrat Edmond Spaho, me të cilin pati dhe një replikë nga vendi.

Ulsi Manja: A jeni mo burra? Se është turp, një zonjë grua 60 vjeç, një tufë burrash këtu i thoshin ti je përfaqësuese e grupit Sinaloa. Keni qenë para nesh në këto karrige mo? Ore ju e keni çuar në tragjedi kombëtare në ’97 dhe një ndjesë publike nuk e keni kërkuar. Ore ju ka bërë dëm vaksina? Bëtë nga dy apo tre? Mondi t’i mund të vish të më shash sa të duash, merri mbarë të gjitha, se njeriu varet si ndihet në fund të ditës, por ndahemi që jetojmë në një narkoshtet.

Edmond Spaho: Kryeministri bën mbledhje me narko-trafikantët. I qenka thyer lapsit Bild-it, RAI3… Ti aq e ke o Ulsi. Mua më vjen turp që përfaqësohem nga ty. Ti je ai që je kapur me zë për vjedhje votash, duke folur./ZËRI

1 VITE ME PARE

Të gjithë emrat/ ‘I prekur’ edhe vetë Basha, Bardhi bën ndryshime në rolet e deputetëve të PD në Komisione

KAOS brenda&jashtë Kuvendit/ Protestuesit përplasen me
Gazment Bardhi

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka njoftuar Kuvendin me anë të një shkrese, lidhur me ndryshimet në Kryesinë e grupit apo për përbërjet e anëtarëve të komisioneve. Në dokumentin që mban firmën e Gazment Bardhit, demokratët kanë hequr nga komisionet parlamentare dhe nga organet e tjera në Kuvend deputetët e Lulzim Bashës.

Gazment Bardhi si kreu i grupit parlamentar, në emër të grupit ka hequr nga Këshilli i Legjislacionit deputetin Enkelejd Alibeajt dhe kërkon ta zëvendësojë me Dhurata Çupin.

Edhe Lulzim Basha është hequr nga Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Europës Perëndimore dhe në vend të tij është emëruar Oerd Bylykbashi.

Nga ana tjetër, nënkryetarët e grupit të PD-së, do të jenë Ervin Salianji dhe Albana Vokshi, ndërsa zëdhënëse dhe sekretare, Ina Zhupa.

Sakaq, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Ina Zhupa, Zhani Gjergji, Saimir Korreshi dhe Sorina Koti do të jenë anëtarë të Komitetit për Stabilizim Asociimin.

KAOS brenda&jashtë Kuvendit/ Protestuesit përplasen meKAOS brenda&jashtë Kuvendit/ Protestuesit përplasen me

1 VITE ME PARE

Protesta e opozitës para Kuvendit, një polic nuk ndihet mirë, e ndihmon protestuesi

KAOS brenda&jashtë Kuvendit/ Protestuesit përplasen me
Efektivi dhe protestuesi

TIRANË- Një efektiv i Policisë së Shtetit nuk është ndjerë mirë gjatë protestës kombëtare të opozitës përballë Kuvendit. Siç shihet dhe nga pamjet ai është larguar nga kolegët në gjendje të rënduar, ndërsa në ndihmë fillimisht i ka ardhur një protestues. Më pas mësohet se ai është vizituar nga një ekip i ndihmës së shpejtë dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Nuk dihet ende nëse është goditur me send në kokë, apo gjendja e tij u rëndua për shkak të tymit që shkaktoi djegia egomave, ndërsa dhe temperaturat ishin të larta. Ndërkohë që jashtë protestohej dhunshëm, brenda sallës së Kuvendit, deputetët demokratë bllokuan foltoren dhe u binin tavolinave./ZËRI

1 VITE ME PARE

Bardhi akuza të forta ndaj Ramës: SHISH furnizon bandat kriminale me informacione

KAOS brenda&jashtë Kuvendit/ Protestuesit përplasen me
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur akuza të forta nga salla e Kuvendit, ku tha se kryeministri Edi Rama ka lidhje me krimin e organizuar.

Bardhi tha se Rama ka caktuar Ergys Agasin si përfaqësues të posaçëm për të mbajtur marrëdhëniet mes tij dhe krimit të organizuar dhe për këtë sipas tij, janë në dijeni edhe deputetët e mazhorancës. Bardhi theksoi se edhe në krye të Shërbimit informativ Shtetëror është vendosur njeriu i Agasit, i cili i jep informacione krimit të organizuar.

“Ju e thoni në kafe, por nuk keni guxim ta thoni këtu. Edhe ju e dini që Rama ka caktuar një përfaqësues për të mbajtur marrëdhëniet mes tij dhe krimit të organizuar. Nuk e dini ju këtë? Nuk jeni ju që pëshpërisni si Ahmetaj që Ergys Agasi është koordinatori i posaçëm i Ramës me krimin e organizuar e nisi ta testonte në Durrës, e çoi në Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe të gjithë Shqipërinë dhe pasi krijoi gjithë lidhjet me krimin e organizuar e di çfarë i bëri Edi Rama njeriut të Ergys Agasit? E emëroi drejtuesin e SHISH dhe kjo sot është një organizatë që i shërben krimit të organizuar, që në vend të fuqizojë me informacione parandaluese SPAK-un tenton të marrë informacione brenda SPAK-ut, që të furnizojë me informacione krimin e organizuar”.

Në përgjigje të refuzimit të kërkesës për mocion me debat për emisionin e RAI 3 për Shqipërinë, Bardhi tha se argumentet e Nikollës janë tallëse.

“Nuk e di kush ka vendosur të tallet me ju për këtë shkresë që më keni sjellë dje pasdite. Edhe pse ndjehem i turpëruar që një kryetare kuvendi firmos argumente të këtij niveli jam i detyruar të informoj opinionin publik. Ajo që kryetarja e kuvendit ka vendosur të bëjë për mocion me debat kërkuar nga grupi i PD-së nuk është thjesht shkelje e kushtetutës dhe rregullores, por është pjesë e një filozofie që i ka shpallur luftë krimit të organizuar si jashtë fushës së veprimtarisë së Këshillit të Ministrave. Kjo është përgjigjja që unë kam marrë nga kryetarja e kuvendit. Më thotë që lufta ndaj krimit të organizuar nuk bën pjesë në fushën e veprimtarisë së Këshillit të Ministrave.

Edhe argumenti i dytë që më ka dhënë kryetarja e Kuvendit, më thotë që në kërkesën për mocion, unë nuk e kam përmendur asnjëherë kryeministrin, kam referuar të dhëna publike raste dekriminalizimi, dosje penale në Prokurori, padyshim informacione e investigime nga media, më thotë ke shkelur etikën se ke cenuar, se këta e dinë që Rama është i lidhur me krimin, dhe nëse ti përmend debat për krimin e organizuar këta shfaqin që ne po kërkojmë debat për Edi  Ramën, ke cenuar integritetin, personalitetin dhe individualitetin personal e politik të figurës kushtetuese të kryeministrit. Këto janë dy argumente që ju zonja kryetare më keni sjellë me shkrim, ku kërkesa jonë ka të bëjë me një shqetësim real të qytetarëve”.

1 VITE ME PARE

'Nasip Narko'/ Noka do me çdo kusht mikrofonin e Naços, përplaset me gardistin (Bardhi zbut gjakrat)

KAOS brenda&jashtë Kuvendit/ Protestuesit përplasen me
Pamje nga salla

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka nuk ka lejuar deputetin socialist Nasip Naço që të mbajë fjalën në Kuvend. Madje për ta ndaluar është përplasur edhe me një prej gardistëve që i doli para. Teksa punonjësi i Gardës, tentoi që ta largonte nga mikrofonin i Naços, Noka e shtyu me sup dhe i ndaloi fjalën socialistit. 

Teksa ai tentonte që të mbante fjalën, Noka i thoshte: Nasip Narko! Jeni parlament i narkoshtetit!

MOMENTI ME VIDEO: 

Megjithatë, në këtë moment, pranë Nokës shkon kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili i thotë se duhet të mos e vazhdojë më aksionin që sapo kishte nisur./ZËRI

1 VITE ME PARE

VIDEOLAJM/ Demokratët shkojnë e vijnë, Sali Lushaj s'mungon kurrë

KAOS brenda&jashtë Kuvendit/ Protestuesit përplasen me
Pamje nga protesta

TIRANË- Të gjithë shkojnë e vijnë, por vetëm një protestues nuk do të mungojë kurrë nga tubimet e opozitës. Bëhet fjalë për Sali Lushajn, ish-truprojën e kryedemokratit Sali Berisha. Edhe sot, Lushaj ka shkuar para Kuvendit dhe bashkë me protestuesit e tjerë është përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit.

MOMENTI NGA PËRPLASJA: 

 

1 VITE ME PARE

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët iu vënë flakën gomave, përplasen me Policinë

KAOS brenda&jashtë Kuvendit/ Protestuesit përplasen me
Protestuesit djegin gomat ne hyrje te Kuvendit

TIRANË- Tensione të shumta janë shënuar në protestën jashtë ambienteve të Kuvendit, ku mbështetësit e Rithemelimit, po tentojnë që të çajnë kordonin e vendosur nga policia. Protestuesit i kanë vënë flakën disa gomave, ndërsa ka pasur re të mëdha tymi në të gjithë perimetrin. Policia ka bërë gjatë gjithë kohës thirrje me megafon, që protestuesit të mos kryejnë akte dhune, pasi do të duhet të përballen me përgjegjësi ligjore.

Protesta është thirrur nga përfaqësues të opozitës pas publikimit të emisionit të televizionit italian Rai 3. Për këtë të fundit, deputetët demokratë kanë kërkuar mocion me debat, gjë që nuk është pranuar për t’u futur në rendin e ditës.

/ZËRI

1 VITE ME PARE

“Dilni jashtë të shtoni numrin e protestuesve”, Spiropali-deputetëve të opozitës: Kapuni prej flokësh me njëri tjetrin

KAOS brenda&jashtë Kuvendit/ Protestuesit përplasen me
Elisa Spiropali

TIRANË- Ka nisur me tone të forta seanca e sotme parlamentare. Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren, ndërkohë që nga PS ka reaguar ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Kjo e fundit ironizoi deputetët e opozitës që të dilnin nga salla, në mënyrë që të shtonin numrin e protestuesve jashtë Kuvendit.

“Kjo që po bëni ju nuk është as opozitë… kjo është utopia, është ushtria e turpit, e opozitarëve pa ide. Të vini këtu dhe të bllokoni foltoren, ose ju të dilni jashtë, ose të kalojmë në votim. Këto që përmendni nuk i keni për herë të parë, mund të kujtojmë dejuavu me Bild, nuk doni të kuptonit as atëherë dhe as tani, se sapo kishte filluar dimri juaj. Se i besuat propagandës suaj, në prag të verës, po bëni të njëjtën gjë, ju jeni humor gënjeshtar atëherë, dhe mbi këtë bazë do të rinisni revolucionin, në gotën tuaja.

Doni të arrini të dëmtoni vendin, duke u nisu nga bregu tjetër. Dorën përdoreni për t’u kapur prej flokësh me njëri tjetrin, kë fusni dhe kë nxirrni në grup, me Sali Berishën në krye. Dilni jashtë më mirë se shtoni dhe numrin e protestuesve jashtë Flamur, këtë po jua them me dashamirësi, si një njeri që do që seanca të vazhdojë normalisht. Nuk vjen dot ai që vjen në Elbasan, Gaz, se ai është duke u hetuar. Ju mund të tregoni çfarë të doni”, u shpreh Spiropali.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Tensionet në Kuvend, Nikolla përjashton Nokën: Po më kërcënon? Je dhe burrë malsor ti...turp të kesh!

KAOS brenda&jashtë Kuvendit/ Protestuesit përplasen me
Pamje nga salla

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga salla sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka me motivin se po përdorte fjalor të papërshtatshëm. 

"Noka je i përjashtuar! Dil nga salla! Ça po më kërcënon tani? Po kërcënon kryetaren e Kuvendit? Turp të kesh! Kërcënon kryetaren e Kuvendit, të të vijë zor. Je dhe burrë malësor ti. Je i përjashtuar nga seanca. Të të vijë zor nga vetja!,"-dëgjohet Nikolla. 

MOMENTI ME VIDEO: 

 

1 VITE ME PARE

Bardhi kërkon rikthimin e Berishës në grupin e PD, përjashton nga funksionet ‘bashistët’, përplaset me Nikollën

KAOS brenda&jashtë Kuvendit/ Protestuesit përplasen me
Gazment Bardhi

TIRANË- Përplasjet për grupin Parlamentar të PD-së janë zhvendosur sot në sallën e Kuvendit.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka shkarkuar nga të gjitha funksionet që kishin në grupin parlamentar të gjithë deputetet që i përkasin PD zyrtare.

Ai ka shkarkuar nënkryetarët që deri tani kanë qenë në detyrë, po ashtu ka kërkuar edhe rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar.

“Kemi njoftim nga grupi parlamentar i PD. Në kryesinë e grupit parlamentar janë bërë ndryshime. Nënkryetar Ervin Salianji, nënkryetare Albana Vokshi, sekretar Ina Zhupa”, lexoi Nikolla.

Ndërkohe Lindita Nikolla nuk pranoi kërkesën për të futur Berishën në Grupin e PD-së, pasi sipas saj për këtë duhet të kishte një vendim zyrtar nga partia. Kjo ka sjellë përplasje me deputetët e opozitës, që çuan dhe në ndërprerjen e seancës plenare për disa minuta.

Bardhi: Kur lexon njoftimet e grupit lexoi deri në fund jo një pikë jo një po.

Nikolla: Në shkresë ka një person që është përjashtuar nga grupi me vendim të PD e duhet të futet po me vendim të PD.

Po ashtu është rrëzuar kërkesa e Gazment Bardhit për mocion me debat për emisionin e RAI 3 për Shqipërinë./ZËRI 

1 VITE ME PARE

“Je përfaqësues i non-gratës”, Noka i afrohet te foltorja, Nikolla: Nuk më trysnon dot!

KAOS brenda&jashtë Kuvendit/ Protestuesit përplasen me
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Kuvendi ka nisur me përplasje. E gjitha, sepse kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk i dha fjalën për procedurë deputetëve të tjerë të Partisë Demokratike. I pari që iu afrua Foltores ishte Flamur Noka dhe me pas deputetë të tjerë të PD-së. Noka ka pasur një replikë të gjatë me Nikollën, por është dëgjuar vetëm kjo e fundit, pasi demokrati ishte pa mikrofon.

DEBATI NË SALLË:

Nikolla: Zoti Bardhi fjala për ju...
Noka: Kemi kërkuar fjalën për procedurë. A e sheh që kam kërkuar fjalën? Nuk e shikon ti...
Bardhi: Zonja Nikolla sa kohë ka kolegë që janë regjistruar për procedurë jepjani fjalën.
Nikolla: Janë në të njëjtën temë
Bardhi: Nuk i paragjykon dot.
Noka: Nga e di ti për çfarë do flas unë?
Nikolla: Ulu në vend zoti Noka se nuk më trysnon fare duke ardhur këtu. Uluni në vend dhe vazhdojmë. Uluni në vend zoti Noka. Të të vijë turp për fjalët që përdor. Të tërheq vëmendje. Uluni në vend, pastaj do ua jap fjalën. Ti je përfaqësuesi i një "non grate" atëherë. Uluni në vend që t'ju jap fjalën.
Noka: Do të të vijë dita.
Nikolla: Në shtëpinë time me qetësinë më të madhe zoti Noka./ZËRI

1 VITE ME PARE

Deputetët e PS shmangin përballjen me protestuesit, futen 1 orë më herët në Kuvend

KAOS brenda&jashtë Kuvendit/ Protestuesit përplasen me
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Partia Demokratike do të nisë në orën 10.00 një tubim para Kuvendit të Shqipërisë. Kështu që për të shmangur çdo tension apo përplasje të mundshme, deputetët e Partisë Socialiste kanë hyrë më parë në Kuvend. Njëri pas tjetrit, ata janë futur në sallë një orë para, ku edhe do të presin deputetët e opozitës.

Ndërkohë, Policia ka sqaruar se prej orës 08:00 të mëngjesit dhe në vijim do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin Zhan D'Ark dhe rrugën "Xhorxh Bush". Për të qenë në gatishmëri, pas godinës së Kuvendit janë edhe dy autobote me ujë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Opozita betejë brenda dhe jashtë sallës, policia blindon zonën, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

KAOS brenda&jashtë Kuvendit/ Protestuesit përplasen me
Seance dhe proteste

TIRANË- Opozita do të zhvillojë sot një aksion të dyfishtë brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, ku do të mbahet protesta e parë pas dokumentarit të RAI 3, i cili e portretizonte Shqipërinë si një narkoshtet, ku operojnë lirshëm bandat kriminale. Deputetë demokratë, pritet që të futen në sallë, ku do të parashtrojnë kërkesën e tyre për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama. Dhe më pas do tiu bashkohen qytetarëve në sheshin jashtë parlamentit.

Për të mbarëvajtur protestën, do të jenë të angazhuar qindra efektivë policie në terren, pasi edhe opozita ka deklaruar se protesta do të jetë masive. Policia ka marrë të gjitha masat për fikjen e zjarrit në rast se do të përdoret molotov apo djegie gomash, siç demokratët kanë bërë në protestat para Bashkisë së Tiranës.

Po ashtu policia ka njoftuar se prej orës 08:00 të mëngjesit dhe në vijim do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin Zhan D'Ark dhe rrugën "Xhorxh Bush".

Në njoftimin e uniformave blu u bëhet thirrje organizatorëve të tubimit por edhe qytetarëve që do të marrin pjesë, që të respektojnë ligjin duke shmangur aktet e dhunës.

“Nuk do të tolerohen sjellje apo veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. Drejtuesit e automjeteve, ato të transportit publik, si dhe këmbësorët gjithashtu, të shmangin këto rrugë dhe të përdorin rrugë alternative. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.”

Ndërkohë në rendin e ditës në Kuvend, socialistët parashikojnë ngritjen dhe votimin e anëtarësisë për dy komisione parlamentare, atë për antikorrupsionin, dhe për dizinformimin.

Me propozim të socialistëve, "Dezinformimi" do të drejtohet nga deputeti e Partisë Socialiste, Erion Braçe, ndërsa sekretare Etilda Gjonaj ndërsa anëtarë të tjerë janë propozuar deputetët Bledar Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Enslemvera Zake. Anëtarë të tjerë janë Mesila Doda dhe Fatmir Mediu. 

Nga ana tjetër, Xhafaj do jetë në krye të anti-korrupsionit së bashku me Klotilda Bushkën, Eduard Shalsin, Etilda Gjonajn, Evis Kushin e Toni Gogun. Duke qenë se nga demokratët nuk ka asnjë propozim, socialistët kanë zgjedhur nga PD, emrat e Dhurata Çupit si zëvendëskryetare e Komisionit të Ligjeve, Jorida Tabakut si Kryetare e Komisionit për Çështjet Europiane, Sorina Kotes si zëvendëskryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat. Por kanë përfshirë edhe Lulzim Bashën, duke bërë pjesë të Komisionit edhe Flutura Açkën, Kryetare e Komisionit për Arsimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB