LIVE UPDATES

PS rrëzoi kërkesën e PD për 'Territorialen'-Opozita 'peng' foltoren, mazhoranca voton e vetme! Tensione në fund të protestës(ZHVILLIMET)

♦Kuvendi u mblodh sot në atë që duhet të ishte seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar. ♦Por, ndryshe nga ç’ishte parashikuar Kuvendi nuk i mbylli punimet këtë të enjte, dhe në ditët në vijim do të njoftohet një tjetër seancë. ♦PD kërkoi zgjatjen e afateve për “Territorialen”, ndërsa mazhoranca e rrëzoi në Kuvend. ♦Ndërkohë, paralelisht me Kuvendin, qytetarët u  mblodhën në protestë jashtë godinës së Parlamentit. ♦Tensionet e para janë regjistruar para nisjes së seancës, ku protestuesit kanë hequr gardhin metalik të vendosur para godinës së Kuvendit. ♦Ndërkohë debate në lidhje me protestën janë zhvilluar edhe gjatë seancës. ♦Mes tensioneve dhe kaosit, mazhoranca votoi e vetme 7 projektrezoluta të institucioneve kushtetuese, 2 akte normative dhe 15 projektligje. ♦Gjatë procesit të votimit, Gazment Bardhi u përjashtua nga seanca pasi hodhi ujë në drejtim të shefit të qeverisë Rama. ♦E njëjta situatë u përsërit teksa kryeministri Rama nisi të largohej dhe deputetët e opozitës gjuajtën me shishe uji dhe kartona drejt tij. ♦Ndërkohë, pas mbylljes së seancës, të tjera tensione kanë shpërthyer në ambientet e jashtme. Protestuesit kanë pritur daljen e deputetëve për t'i qëlluar me vezë. 

21 artikuj për këtë temë.
55 MINUTA ME PARE

Kuvendi miraton emërimet e reja në Komisionin e Prokurimit Publik, Ismail Shehu zgjidhet kryetar

PS rrëzoi kërkesën e PD për
Ismail Shehu

TIRANË- Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme plenare emërimet e reja në Komisionin e Prokurimit Publik, në një seancë që u shoqërua me debate dhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës. Teksa deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit, shumica parlamentare vijoi me votimin e projektligjeve dhe vendimeve të rendit të ditës.

Një nga vendimet kryesore të marra ishte zgjedhja e Ismail Shehut në postin e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik. Për emërimin e tij votuan pro 78 deputetë, ndërsa 4 deputetë të opozitës votuan kundër. Gjithashtu, Kuvendi miratoi edhe emërimin e Edvin Simos, Donika Dacit dhe Nertil Kaninës si anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik. 

Vendimet:

Projektvendimi “Për emërimin e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik” u miratua me 78 vota pro, 0 abstenim dhe 4 kundër.  Ismail Shehu u zgjodh Kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik.

Projektvendimi “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik” u miratua me 73 vota pro, 8 abstenim dhe 2 kundër.  Edvin Simo u zgjodh anëtar i Komisionit të Prokurimit Publik.

Projektvendimi “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik” u miratua me 73 vota pro, 5 abstenim dhe 3 kundër.  Donika Daci u zgjodh anëtare e Komisionit të Prokurimit Publik.

Projektvendimi “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik” u miratua me 73 vota pro, 8 abstenim dhe 3 kundër.  Nertil Kanina u zgjodh anëtar i Komisionit të Prokurimit Publik./ZËRI

4 ORE ME PARE

Tensione në mbyllje të seancës: Deputetët largohen, protestuesit qëllojnë makinat me vezë! Policia nis me shoqërimet (VIDEO)

PS rrëzoi kërkesën e PD për
pamje nga momenti

TIRANË- Pas përfundimit të seancës plenare, makinat e deputetëve kanë nisur të largohen nga ambientet e Kuvendit, ndërsa protestuesit kanë reaguar duke i qëlluar me vezë. Incidetet u regjistruan përballë qendrës tregtare “Toptani”, ku qytetarët e mbetur në protestë kanë goditur me vezë automjetet e ligjvënësve në momentin e daljes së tyre.

Menjëherë pas incidentit, policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit dhe ka nisur shoqërimin e disa prej tyre./ZËRI

5 ORE ME PARE

'Territorialja'/ Rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit, Balla: Ka një rregull!

PS rrëzoi kërkesën e PD për
taulant balla

TIRANË- Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për zgjatjen me tre muaj të afatit të punës së Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. 

Deputetët e mazhorancës e rrëzuan proppozimin me 82 vota kundër zgjatjen e komisionit parlamentar për reformën territoriale. Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit të PS, Taulant Balla u shpreh se maxhoranca e konsideron të mbyllur diskutimin mbi këtë reformën dhe se tashmë do të kalohet në fazën e propozimeve.

“Nuk është faji i shumicës që PD Kuvendin e konsideron si shkollë nate. Kjo çështje, për reformën territoriale, është ezauruar në një seancë të kaluar. E quaj të mbyllur diskutimin. Jemi në fazën që cdo grup mund të sjellë diskutime, raportet janë aty më vjen mirë është bërë një punë e mirë, falenderoj bashkëkryetarë, por cdo gjë ka një afat. Pas raportit të gjetjeve nis procesi propozimeve dhe shumë shpejt do e kemi draftin. Ka një rregull të shkruar që Kuvendi mbyll punimet në fund të korrikut.” u shpreh Balla.

Partia Demokratike depozitoi sot zyrtarisht kërkesën për zgjatjen me 3 muaj të mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, por kërkesa është kundërshtuar nga mazhoranca në Kuvend.

Kërkesa e firmosur nga bashkëkryetari i këtij komisioni, Luçiano Boçi, bazohet në argumentin se objektivat kryesore të projektkalendarit nuk janë realizuar ende dhe se vendimmarrja nuk mund të përmbyllet pa garantuar, sipas tij, një proces të plotë konsultativ dhe pa marrë një opinion zyrtar nga Këshilli i Evropës. /ZËRI

5 ORE ME PARE

Opozita 'peng' foltoren, Rama lë sallën, deputetët e PD hedhin shishe dhe kartona drejt tij (VIDEO)

PS rrëzoi kërkesën e PD për
pamje nga momenti

TIRANË- Mazhoranca po vijon me procesin e votimit në Kuvend, ndërsa deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren dhe po protestojnë duke goditur tavolinat me sende.

Në momentin kur kryeministri Edi Rama u ngrit nga vendi i tij dhe u largua nga salla, deputetët e Partisë Demokratike hodhën sërish sende, shishe uji dhe kartona në drejtim të tij.

Më herët gjatë seancës, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u përjashtua nga seanca pas tensioneve të krijuara në sallë./ZËRI

6 ORE ME PARE

Mes kaosit në Kuvend, PS voton e vetme rezolutat për SPAK dhe rishikimin e buxhetit (VOTIMI)

PS rrëzoi kërkesën e PD për
votimi

TIRANË- Mazhoranca ka vijuar me votimin e çështjeve të rendit të ditës, ndërsa deputetët e opozitës kanë vazhduar të mbajnë të bllokuar foltoren e Kuvendit. Gjatë gjithë procesit të votimit, ata iu drejtuan kryeministrit Edi Rama me thirrjet: "Jep dorëheqjen!"

Mes zhurmës, shumica socialiste miratoi vetëm me votat e saj rezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), si edhe të 6 institucioneve të tjera të pavarura.

Po ashtu, Kuvendi miratoi aktin normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit, si dhe aktin normativ që parashikon financimin e një sërë zërash buxhetorë, ku përfshihet edhe fondi prej 4.3 milionë eurosh i përdorur për organizimin e koncertit të reperit amerikan Kanye West.

Votimi

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”.

Votimi: 84 pro, 1 abstenim, 2 kundër

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”.

Votimi: 83 pro, 1 abstenim, 3 kundër

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025”.

Votimi: 82 pro, 1 abstenim, 0 kundër

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025”.

Votimi: 83 pro, 1 abstenim, 3 kundër

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”.

Votimi: 83 pro, 1 abstenim, 1 kundër

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025”.

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025”.

Votimi: 81 pro, 1 abstenim, 3 kundër

Akt normativ nr. 2, datë 30.6.2026, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026””.

Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 3 kundër

Akt normativ nr. 3, datë 6.7.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”.

Votimi: 80 pro, 0 abstenim, 6 kundër

Projektligji “Për grupimet ekonomike me interes evropian”.

Votimi: 82 pro, 0 abstenim, 5 kundër

Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”.

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 1 kundër

Projektligji “Për statutin e shoqërive evropiane (SE)”.

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 4 kundër

Projektligji “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”.

Votimi: 79 pro, 0 abstenim, 3 kundër

Projektligji “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve”.

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 3 kundër

Rendi i ditës ishte:
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 16.7.2026 dhe 23.7.2026.
2. Njoftime.
3. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”.
4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”.
5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025”.
6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025”.
7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”.
8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025”.
9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025”.
10. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Blendi Himçi.
11. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Bujar Leskaj.
12. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.
13. Akt normativ nr. 2, datë 30.6.2026, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026””.
14. Akt normativ nr. 3, datë 6.7.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”.
15. Projektligji “Për grupimet ekonomike me interes evropian”.
16. Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”.
17. Projektligji “Për statutin e shoqërive evropiane (SE)”.
18. Projektligji “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”.
19. Projektligji “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve”.
20. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara dhe detyrimet kontraktore dhe tregtare”, të ndryshuar”.
21. Projektligji “Për shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
22. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin”, i ndryshuar”.
23.Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 08.07.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
24. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar”.
25. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10093, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile””.
26. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare””.
27. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar”.
28. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 173/2014, “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
29. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 82 datë 26.07.2024, “Për Policinë e Shtetit”.
30. Projektvendim “Për emërimin e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik”.
31. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.
32. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.
33. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.
34. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

6 ORE ME PARE

Hodhi ujë drejt Ramës, përjashtohet Gazmend Bardhi nga seanca (VIDEO)

PS rrëzoi kërkesën e PD për
pamje nga momenti

TIRANË- Tensionet në Kuvend vijojnë edhe gjatë procesit të votimit, teksa deputetët e opozitës mbajnë të bllokuar foltoren në shenjë proteste, ndërsa mazhoranca ka vijuar me votimin e çështjeve të rendit të ditës. Deputetët e PD qëndrojnë në këmbë përpara foltores, duke krijuar zhurmë me goditje mbi tavolina me shuplaka dhe bidonë plastikë. 

Mes kaosit në sallë, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u përjashtua nga seanca plenare. Vendimi erdhi pasi ai hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në momentin kur po zhvillohej votimi i projektligjeve.

Pavarësisht protestës së opozitës dhe zhurmës së vazhdueshme në sallë, mazhoranca vijon procedurën e votimit për pikat e parashikuara në rendin e ditës./ZËRI

6 ORE ME PARE

PS voton rendin e ditës, opozita bllokon foltoren: Hajdut

PS rrëzoi kërkesën e PD për
pamje nga Kuvendi

TIRANË-Kuvendi ka mbyllur diskutimet dhe ka kaluar direkt në votim të rendit të ditës. Ishte kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili kërkoi që procedura të kalonte menjëherë në votim, pa vijuar diskutimet.

Kërkesa erdhi pasi opozita bllokoi foltoren pasi kryeministri Edi Rama mbërriti në seancë. Raporti i ekspertëve, i hartuar nga bashkëkryetari i komisionit për Reformën Territoriale, Arbion Mazniku, u miratua me 84 vota pro të deputetëve të mazhorancës. Opozita nuk mori pjesë në procesin e votimit dhe vijoi protestën në sallë.

6 ORE ME PARE

Pas kaosit në sallë, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votim me kërkesë të PS-së

PS rrëzoi kërkesën e PD për
kuvend

TIRANË- Kuvendi ka mbyllur diskutimet dhe ka kaluar në procedurën e votim, pas tensioneve dhe bllokimit të përsëritur të foltores nga deputetët e opozitës, Kuvendi ka mbyllur diskutimet dhe ka kaluar në procedurën e votimit.

Me kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari i grupit parlamentar, Niko Peleshi, njoftoi mbylljen e diskutimeve dhe ndërprerjen e seancës për 5 minuta, për t'u rikthyer më pas me procesin e votimit të çështjeve të rendit të ditës.

Balla akuzoi opozitën se po pengon zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit. 

“Herën e shkuar skenari ishte të mos fliste Avokati i Popullit, sot është që të mos flasë zoti Mazniku. Mua më vjen keq që skenarin e bëni për të mos lënë raportin lidhur me veprimtarinë e organeve të drejtësisë. Megjithatë, ne do ta gjejmë mundësinë të komunikojmë. Është e pavërtetë që sot do të votohet Reforma Administrativo-Territoriale, sot paraqiten raportet. Mbase jeni prapë në bojkot, se ju e keni shkollë nate këtë, s’merret vesh kur vini e s’merret vesh kur ikni”, deklaroi Balla.

Propozimi i Ballës për kalimin direkt në votim të çështjeve të ditës u miratua me 84 vota pro, 7 kundër dhe asnjë abstenim. Mes votave pro ishte edhe ajo e kryeministrit Rama, i cili është i pranishëm në seancën plenare./ZËRI

7 ORE ME PARE

Rama mbërrin në Kuvend, opozita e pret me thirrjet e protestuesve: Jepe dorëheqjen (VIDEO)

PS rrëzoi kërkesën e PD për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend, ndërsa seanca plenare ka rifilluar pas katër ndërprerjesh të njëpasnjëshme.

Automjeti i kryeministrit, i shoqëruar nga dy mjete të tjera, është parë duke hyrë në ambientet e Parlamentit, ndërsa në sallë vijojnë tensionet. Situata mbetet e tensionuar dhe seanca po zhvillohet mes ndërprerjeve dhe protestës së deputetëve të opozitës.

Deputetët e PD-së kanë bllokuar foltoren, ndërsa brohorasin në kor ‘Rama jepe dorëheqjen’.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Pavarësisht rinisjes së punimeve, deputetët e opozitës vijojnë të bllokojnë foltoren, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës. Për shkak të tensioneve në sallë, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, nuk është lejuar të prezantojë raportin e ekspertëve për reformën territoriale./ZËRI

8 ORE ME PARE

"Sali a ke fuqinë të çlirosh opozitën?" Berisha përplaset me Spiropalin: Pëllumbesha në botën e çudirave...

PS rrëzoi kërkesën e PD për
Elisa Spiropali dhe Sali Berisha

TIRANË-Deputetja e PS, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend u është përgjigjur të gjithë atyre që e kanë akuzuar se "ku ka qenë" para se të fillonin protestat. Spiropali ka deklaraur se gjithmonë ka folur për reformimin e pushtetit, ndërsa kërkoi shpjegim nga opozitarët nëse këta të fundit kanë fuqinë të bëhesh pjesë e një ndryshimi. Një pyetje e pati edhe për Berishën, të cilin e pyeti nëse ka vullnetin të çlirojë partinë e tij.

Elisa Spiropali: Edhe para protestës, edhe gjatë protestës unë kam folur për reformimin e pushtetit, kam folur nevojën për korrigjim, nevojën për të kaluar te sistemi i institucioneve, kam folur për vetëpastrim, luftën ndaj korrupsionit, nevojën për të kuptuar që ky është moment historik, nevojën për ta ndryshuar këtë sistem politik dhe zgjedhor që sot ka prodhuar banalitet sepse njerëzit janë të papërfaqësuar dhe s’ka as ide ideologjike, kam folur për institucione shtetërore që përdoren me besimin e madh se ne kemi gjithë fuqinë për ta ndryshuar këtë. Po ti Klevis, po ti Tabaku ti Doktor, ti  Sali, a ke fuqinë të hapësh rrugën dhe partinë tënde dhe të çlirosh opozitën? A ke fuqinë të bëhesh pjesë e një ndryshimi që nuk i takon një partie por shumicës? Unë besoj që PS e ka këtë fuqi! Asnjë sulm s’më ndal dot se s’kam asgjë për të fshehur! Asnjë bedel që mendon se mund të dëmtojë! S’do t’ia dalë se do të hiqet si apendicit.

Sali Berisha: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave, nuk meriton asnjë përgjigje.

9 ORE ME PARE

Tensionet në protestën para Kuvendit/ 5 protestues të shoqëruar, 7 efektivë të lënduar

PS rrëzoi kërkesën e PD për
Pamje nga protesta para Kuvendit

TIRANË- Teksa tensionet vijojnë para dyerve të Kuvendit mes protestuesve dhe policisë, bëhet me dije se deri më tani 5 persona janë shoqëruar në komisariat. Sipas informacioneve paraprake, protestuesit janë shoqëruar drejt Komisariatit nr. 1 në Tiranë.

Ndërsa nga përplasjet, 7 efektivë të Policisë kanë mbetur të lënduar pasi janë qëlluar me sende të forta nga protestuesit. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë edhe një protestues është lënduar nga një gur në kokë.

Disa nga efektivët e dëmtuar janë :

Qazim Haxhaj, punonjës i Komisariatit Nr. 3, i cili ka pësuar dëmtim në kokë.

Zaudin Torba, punonjës i Komisariatit Nr. 3, i cili ka pësuar dëmtim në këmbë.

 Baki Kullolli, SPZ i Komisariatit Nr. 3, i cili ka pësuar dëmtim në kokë.

Arjan Cali, Shef i Njësisë “Shqiponja” Durrës, i cili ka pësuar dëmtim në kokë

Kreshnik Aliaj, punonjës i Njësisë “Shqiponja” Tiranë, i cili ka pësuar dëmtim në dorë.

Paralelisht, mbahet seanca e fundit plenare dhe protesta e qytetarëve jashtë dyerve të Kuvendit. Në terren vijojnë të jenë forca të shumta policie dhe efektivë të FNSH-së./ZËRI

10 ORE ME PARE

DOKUMENTI/ Zbardhet raporti i PS për Reformën Territoriale

PS rrëzoi kërkesën e PD për
foto ilustruese

TIRANË- Është zbardhur dokumenti i plotë i raportit të Partisë Socialiste për Reformën Territoriale. Socilaistët kanë prezantuar katër opsionet për reformën e re, të cilët synojnë riorganizimin e qeverisjes vendore dhe rritjen e efikasitetit të bashkive.

Sipas dokumentit, variantet ndryshojnë si për mënyrën e organizimit territorial, ashtu edhe për shpërndarjen e funksioneve mes pushtetit vendor dhe atij qendror.

Katër opsionet e prezantuar nga PS për Reformën Territoriale:

Varianti 1: Ruhet harta aktuale, ndërsa funksionet më të avancuara u kalojnë bashkive me më shumë kapacitete ose realizohen përmes bashkëpunimit ndërbashkiak.

Varianti 2: Bashkitë bashkohen në njësi më të mëdha, që të gjitha të kenë kapacitet për të ushtruar të gjitha funksionet ligjore.

Varianti 3: Parashikon bashkime të moderuara të bashkive dhe kalimin e disa funksioneve te qeveria qendrore ose strukturat ndërbashkiake.

Varianti 4: Bashkitë fokusohen vetëm te shërbimet bazë, ndërsa funksionet e tjera kalojnë te nivele të tjera të qeverisjes qendrore.

Katër skenarët do të shërbejnë si bazë diskutimi në procesin e Reformës Territoriale, përmes së cilës synohet rritja e kapaciteteve të qeverisjes vendore dhe përmirësimi i ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

“Mbi këtë bazë, Rishikimi Funksional i paraqiti Komisionit katër skenarë strategjikë, të cilët nuk janë rekomandime, por opsione analitike që ilustrojnë mënyra të ndryshme të harmonizimit përgjegjësi–kapacitet:

Varianti 1: Decentralizim asimetrik. Harta territoriale ruhet e pandryshuar, ndërsa përgjegjësitë funksionale diferencohen sipas kapacitetit të demonstruar: funksionet bazë u mbeten të gjitha bashkive, ndërsa funksionet më kërkuese u ngarkohen vetëm njësive me kapacitet të mjaftueshëm ose ushtrohen përmes qeverisjes së përbashkët. Avantazhi kryesor është shmangia e kostove të një rikufizimi; sfida është ndërlikimi i kuadrit ligjor e institucional dhe tradita e kufizuar e bashkëpunimit ndërbashkiak, që mund të kërkojë një nivel shtesë qeverisjeje.

Varianti 2: Bashkime të mëdha. Konsolidim territorial gjithëpërfshirës, me objektivin që çdo bashki e re të ketë kapacitet të mjaftueshëm institucional për të ushtruar të 41 funksionet e Ligjit nr. 139/2015, me mundësi edhe për decentralizim të funksioneve të mëtejshme. Avantazhi është barazia funksionale e plotë e njësive; sfidat janë vështirësia për të ndërtuar njësi të nivelit A në disa rajone, respektimi më i kufizuar i parimit të subsidiaritetit dhe rreziku që diversiteti kulturor të marrë më pak vëmendje.

Varianti 3: Bashkime të mesme dhe rialokim i funksioneve plotësuese. Konsolidim i moderuar: bashkimet përqendrohen te njësitë me kapacitet të kufizuar, në mënyrë që çdo bashki të ushtrojë me siguri funksionet bazë dhe të zgjeruara, ndërsa funksionet e specializuara plotësuese rialokohet te qeveria qendrore, bashkëpunimi ndërbashkiak ose niveli i dytë vendor. Avantazhi është raporti më i mirë kosto–përfitim i ndërhyrjes; sfidat janë rreziku i ricentralizimit të disa funksioneve dhe, sërish, nevoja e mundshme për një nivel shtesë qeverisjeje.

Varianti 4: Bashki të përqendruara në funksionet bazë. Ristrukturim më rrënjësor I përgjegjësive: bashkitë, përfshirë mundësinë e njësive më të vogla, përqendrohen te funksionet bazë, ndërsa funksionet plotësuese dhe një pjesë e të zgjeruarave rialokohet te rregullime të tjera qeverisjeje. Avantazhi është përputhja më e mirë me parimin e subsidiaritetit; sfidat janë vështirësia praktike e ndarjes së njësive dhe potenciali i kufizuar për decentralizim të mëtejshëm.”- thuhet në raport.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike pritet të dorëzojë në Kuvend vetëm një analizë të Reformës Territoriale të vitit 2014, pa paraqitur një propozim për hartën e re administrative. Sot në seancën e fundit plenare pritet të diskutohet gjetjet mbi reformën mes palëve politike, ndërsa nuk pritet të ketë votim që miratohet kjo reformë.

Në fillim të seancës së sotme Partia Demokratike depozitoi zyrtarisht kërkesën për zgjatjen me 3 muaj të mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, por kërkesa është kundërshtuar nga mazhoranca në Kuvend./ZËRI

11 ORE ME PARE

'Taulant ke frikë kostumin', Balla përplaset me Bardhin: Po pije kafe me Gonen, protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson dot

PS rrëzoi kërkesën e PD për
Taulant Balla dhe Gazmend Bardhi

TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar nga Kuvendi për situatën e krijuar gjatë protestës jashtë Parlamentit. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, kërkoi ndalimin e ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve. Bardhi iu drejtua edhe deputetit socialist Taulant Balla, duke e kritikuar për shqetësimin ndaj dëmtimeve të mundshme të veshjes së tij gjatë protestës.

Në përgjigje, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i tha Bardhit se nuk e mbush dhe as nuk e kënaq dot kostumin e tij. Referuar protestës, Balla i përmendi Bardhit thirrjen e qytetarëve 'Berisha në burg'.

Gazmend Bardhi: Dua ti kërkojë policisë së shtetit që të ndalë dhunën. është blinduar Kuvendi sikur do të na rrezikojnë ne qytetarët. E ti që ke hall Taulant kostumin se e ke të shtrenjtë. Duhet të verifikojnë se ku i ke gjetur lekët për atë kostum të shtrenjtë ti Taulant. Duhet të distancohet policia nga dhuna. Në emër të kuvendit nuk e nderon ajo që po bën policia e Shtetit, Kuvend. Nuk duhet të ndihemi të rrezikuar nga kritika e qytetarëve, nga kërkesat e tyre. Duhet t’i marrim seriozisht kërkesat e qytetarëve.

Taulant Balla: Hera e parë para meje që ke ardhur para meje në seancë, meqë po flasim për frikë. Kishe ardhur që në orën 8, po pije kafe me Gonen. Tani sa i përket pjesë së kostumit, rritu sa të duash, nuk e mbush e nuk e kënaq dot kostumin tim, por është keqardhje je e madhe që PD e përfundon diskutimin në këtë pikë. Dallimi më i madh mes këtij grupi dhe këtij grupi, ky grup as ka vuajtur nga 12 qershori 1991 nga sindroma e Stokholmit, ju vuani nga sindroma ku i përdhunuari bie në dashuri me përdhunuesin. Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson dot kërkesën?

/ZËRI

11 ORE ME PARE

“Hiqni duart”! Agron Shehaj tenton të hyjë në sallën e Kuvendit, ndalohet nga Garda

PS rrëzoi kërkesën e PD për
Momenti kur Agron Shehaj ndalohet nga Garda

TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka tentuar të hyjë në Kuvend, por është ndaluar nga punonjësit e Gardës së Republikës.

Më trego ku e ke shkresën, hiqi duart. Për këtë do mbani përgjegjësi. Mos më shty. Më tregoni urdhrin, ku e keni urdhrin. Më tregoni vendimin. Është çmenduri. Duhet të futesh në Kuvend me dhunë. Hape rrugën, ka skaduar afati më 22 qershor. Nuk preket deputeti me dorë nga asnjë punonjës sigurie. Si më ndaloni mua të hyj në Kuvend“, tha ai, teksa u ndalua në hyrje të Kuvendit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Shehaj është i përjashtuar nga punimet e Kuvendit, ndërsa vetë ai pretendon se masa disiplinore ndaj tij ka përfunduar. Përjashtimi prej 60 ditësh ishte vendosur më 22 qershor nga Byroja e Kuvendit. Garda kërkoi ndihmë nga administrata e Kuvendit për të sqaruar nëse qëndron në fuqi masa e përjashtimit. /ZËRI

11 ORE ME PARE

Përplasjet para Kuvendit! Të lënduar Policë e protestues

PS rrëzoi kërkesën e PD për
të lënduarit

TIRANË-Disa protestues dhe efektivë janë lënduar gjatë tensioneve para Kuvendit, ku po zhvillohet tubimi i qytetarëve. Disa qytetarë, hasin vështirësi në frymëmarrje dhe shikim. Ndërkohë një protestues është lënduar nga një gur në kokë. Me ndihmën e dy protestuesve të tjerë ai është dërguar me nxitim drejt ambulancës. Po ashtu i plagosur në kokë ka mbetur edhe një efektiv i Policisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

11 ORE ME PARE

VIDEO/ Tensione para Kuvendit, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e Iris Luarasit

PS rrëzoi kërkesën e PD për
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Teksa po hynte në Kuvend, makina e deputetes socialiste Iris Luarasi është qëlluar me vezë nga protestuesit. Prej disa minutash, deputetët e Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike kanë mbërritur në Kuvend, ku pritet të zhvillohet seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Protestuesit janë mbledhur pranë Kuvendit, ku do të zhvillojnë tubimin e tyre. Me thirrjet “Revolucion!”, “Parlament i krimit!”, “Nuk na përfaqësoni!” dhe “Rama, dorëheqje!”, ata janë vendosur përballë efektivëve të policisë, të cilët kanë rrethuar godinën e Parlamentit.

Kuvendi është rrethuar me gardhe metalike, në një perimetër më të gjerë se herët e tjera. Aktualisht, qytetarët dhe automjetet nuk lejohen të hyjnë në zonën e rrethuar, nga Rruga e Elbasanit drejt Pedonales dhe Ministrisë së Brendshme./ZËRI

12 ORE ME PARE

Përshkallëzohet situata, Policia hedh ujë me presion drejt protestuesve

PS rrëzoi kërkesën e PD për
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË- Protesta para Parlamentit është përshkallëzuar në përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Siç shihet edhe në pamjet video, forcat e Policisë kanë përdorur ujë me presion dhe spraj me piper për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur vezë në drejtim të efektivëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Përplasja po zhvillohet në hyrje të zonës së Toptanit, në krahun e Rrugës së Elbasanit. Në vendngjarje ndodhen edhe dy autobote me ujë të Policisë, të cilat po hedhin ujë me presion mbi turmën. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa nuk raportohet ende për persona të lënduar apo të shoqëruar nga uniformat blu./ZËRI

12 ORE ME PARE

PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të komisionit për “Territorialen”, PS kundër! Balla: Treni i orës 7 pa 5 iku

PS rrëzoi kërkesën e PD për
Taulant Balla

TIRANË-Partia Demokratike depozitoi sot zyrtarisht kërkesën për zgjatjen me 3 muaj të mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, por kërkesa është kundërshtuar nga mazhoranca në Kuvend.

Kërkesa e firmosur nga bashkëkryetari i këtij komisioni, Luçiano Boçi, bazohet në argumentin se objektivat kryesore të projektkalendarit nuk janë realizuar ende dhe se vendimmarrja nuk mund të përmbyllet pa garantuar, sipas tij, një proces të plotë konsultativ dhe pa marrë një opinion zyrtar nga Këshilli i Evropës. 

“Në cilësinë e Bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, bazuar në Vendimin nr. 75/2025 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, kërkoj zgjatjen e mandatit të Komisionit me 3 (tre) muaj, si dhe të vijojë puna e Komisionit edhe gjatë muajit gusht, me qëllim përmbushjen e plotë të mandatit të tij. Gjithashtu, vlerësoj se Komisioni nuk duhet të konsiderojë të përfunduar veprimtarinë e tij dhe nuk duhet të depozitojë produktin përfundimtar në Kuvend të pakaluar në Komision e të pavotuar në Komision, sikurse pa u konsultuar paraprakisht dhe pa marrë opinionin institucional të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, si institucioni më i specializuar evropian në fushën e demokracisë vendore, decentralizimit dhe autonomisë së pushtetit vendor. Kjo kërkesë mbështetet në faktin se deri më sot nuk janë përmbushur një pjesë e konsiderueshme e objektivave dhe aktiviteteve të miratuara nga vetë Komisioni në Projektkalendarin e Punës”, thuhet në kërkesë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se Kuvendi do të vijojë me procesin e reformës, duke theksuar se afati i komisionit ka përfunduar. Balla theksoi se vota e Partisë Socialiste do të jetë kundër kërkesës së opozitës për zgjatjen e afatit të komisionit.

Taulant Balla: Sot Kuvendi do të dëgjojë nga dy grupimet, nga mazhoranca dhe opozita, gjetjet për reformën territoriale. Sot nuk do të miratohet reforma, por do të dëgjohen gjetjet. Nuk duhet të kishit munguar në datën 16. Treni i orës 7 pa 5 ka ikur. Ndaj nuk keni mundësi tjetër. Duhet të shkojmë përpara.

PS rrëzoi kërkesën e PD për

PS rrëzoi kërkesën e PD për

PS rrëzoi kërkesën e PD për

Partia Socialiste ka deklaruar se në raportin e saj, përveç analizës së reformës territoriale të vitit 2014, do të paraqesë edhe propozimin për një ndarje të re të territorit në bashki. Nga ana tjetër, Partia Demokratike pritet të dorëzojë në Kuvend vetëm një analizë të reformës territoriale të vitit 2014, pa paraqitur një propozim për hartën e re administrative.

13 ORE ME PARE

Plas para Kuvendit! Protestuesit heqin gardhin metalik, qëllojnë me vezë efektivët

PS rrëzoi kërkesën e PD për
pamje nga ngjarja

TIRANË-Tensionet e para janë regjistruar para Kuvendit, ku protestuesit kanë hequr një pjesë të gardhir metalik. Policia ka ndërhyrë por qytetarët kanë arritur të heqin gardhin, ndërsa një pjesë e tyre kanë qëlluar me vezë drejt efektivëve.

 

13 ORE ME PARE

Qytetarët mblidhen para Kuvendit, rreshtohen përballë efektivëve, FNSH në gatishmëri

PS rrëzoi kërkesën e PD për
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Protestuesit kanë mbërritur pranë Kuvendit, aty ku do të zhvillojnë tubimin e tyre. Me thirrjet “Revolucion!”, “Parlament i krimit!”, 'Nuk na përfaqësoni' dhe “Rama, dorëheqje!”, janë vendosur përballë efektivëve të cilët kanë rrethuar godinën e Parlamentit.

Në terren janë angazhuar forca të shumta policore, ndërsa efektivët e Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH) janë vendosur në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës. 

Kuvendi është rrethuar me gardhe metalike, në një perimetër më të gjerë sesa herët e tjera. Momentalisht, qytetarët dhe automjetet nuk lejohen të hyjë brenda territorit të rrethuar nga “Rruga e Elbasanit” drejt pedonales dhe Ministrisë së Brendshme./ZËRI

13 ORE ME PARE

Protestë dhe seancë plenare! Policia rrethon Kuvendin, gardh metalik në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit

PS rrëzoi kërkesën e PD për

TIRANË- Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë lidhur me protestën e paraljamëruar nga qytetarët, e cila do të zhvillohet para godinës së Kuvendit. Godina e Parlamentit është rrethuar nga efektivët e Policisë, ndërsa një gardh metalik është vendosur edhe në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit. Asnjë automjet dhe asnjë qytetar nuk lejohet të kalojë.

Qytetarët do të zhvillojnë protestën në të njëjtën kohë që do të mbahet edhe seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar. Në tubimet e kaluara qytetarët kanë qëllluar me vezë deputetët teksa hynin në Kuvend./ZËRI

Poll

MOS HUMB