LIVE UPDATES

Aksidenti fatal te rrethrrotullimi i TEG-ut/ Betonierja merr përpara 'Volkswagen' dhe bie nga ura, 2 viktima dhe 1 i plagosur (EMRAT-DINAMIKA)

♦Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj e të mërkure në rrethrrotullimin e TEG-ut, ku 2 persona kanë humbur jetën dhe 1 tjetër kambetur të plagosur. ♦Një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet dhe për pasojë ka rënë nga mbikalimi në zonën e rrethrrotullimit të TEG-ut, në aksin në drejtim të Elbasanit. ♦Sipas njofitmit zyrar të policisë, viktimat janë shtetas të huaj. ♦Shoferi, Mohamed Lotf 30-vjeç dhe një tjetër pasagjer Mohamed Ali 44-vjeç në betoniere humbën jetën, ndërsa drejtuesi i autoveturës mbeti i plagosur. ♦Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip 'Volksëagen', 28-vjecari Roland Nurindodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht, dyshohet se betonierja ka qenë me shpejtësi në momentin që ka qenë duke u futur në rreth rrotullim, pasi në vendngjarje janë konstatuar edhe shenja të forta frenimi në asfalt.

4 artikuj për këtë temë.
1 ORE ME PARE

Aksidenti te TEG-u, zbulohen identitetet e dy viktimave, Policia: Janë shtetas të huaj (EMRAT)

Aksidenti fatal te rrethrrotullimi i TEG-ut/ Betonierja merr përpara
pamje nga aksidenti

TIRANË- Policia e Shtetit ka identifikuar dy personat që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e sotme pranë rrethorrotullimit të TEG-ut. Viktimat janë shtetas të huaj, dyshohet egjiptianë, Mohamed Lotf 30-vjeç, drejtues i kamionit pompë betoni, i cili humbi jetën në vendngjarje, dhe Mohamed Ali 44-vjeç, pasagjer, i cili ndërroi jetë në spital pak orë pas aksidentit.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Roland Nuri 28-vjeç, vijon të jetë i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:20 të së mërkurës, kur një kamion betoniere u përplas me një automjet. Pas përplasjes, mjeti i tonazhit të rëndë dyshohet se humbi kontrollin, theu barrierat metalike mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi në aksin e poshtëm të autostradës Tiranë–Elbasan.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:

-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;
-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

2 ORE ME PARE

Aksidenti tragjik te Tegu, shkon në 2 numri i viktimave: Humb jetën edhe personi i dytë që ndodhej në betoniere

Aksidenti fatal te rrethrrotullimi i TEG-ut/ Betonierja merr përpara
pamje nga aksidenti

TIRANË- Është rënduar bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur sot në rrethrrotullimin e Saukut, ku tashmë raportohen dy viktima. Sipas burimeve, personi i dytë që ndodhej në betonieren e përfshirë në aksident ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. 

Aksidenti ndodhi pasi betonierja u përplas me një automjet, më pas doli nga rruga, theu barrierat mbrojtëse të urës dhe përfundoi në aksin rrugor poshtë, duke goditur një tjetër automjet.

Nga përplasja humbën jetën dy persona, ndërsa një 28-vjeçar, shofer i makinës së aksidentuar nga betonierje, mbeti i plagosur dhe u transportua për trajtim mjekësor. 28 vjeçari i plagosur është identifikuar si Roland Nuri, ndërsa identiteti i dy viktimave nuk është bërë ende me dije pasi dyshohet sipas informacioneve paraprake, se janë shtetas egjiptianë.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit tragjik./ZËRI

2 ORE ME PARE

Detaje nga aksidenti me një viktimë: Betonierja ishte me shpejtësi, viktima dhe i plagosuri dyshohet se janë shtetas egjiptianë

Aksidenti fatal te rrethrrotullimi i TEG-ut/ Betonierja merr përpara
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e së mërkurës te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. 

Sipas informacioneve paraprake, kamioni (betoniere) po lëvizte nga Unaza Lindore, në aksin Farkë-TEG, me drejtim rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare. Dyshohet se mjeti i tonazhit të rëndë po lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin kur iu afrua rrethrrotullimit, pasi në vendin e ngjarjes janë konstatuar edhe shenja të forta frenimi në asfalt.

Burime bëjnë me dije se dy personat që ndodheshin në kamion dyshohet se janë shtetas egjiptianë. Për këtë arsye, identiteti i tyre ende nuk është konfirmuar ende. Në njoftimin zyrtar, policia bëri me dije se njëri prej tyre ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Aksidenti i rëndë u regjistrua pasditen e sotme, rreth orës 16:20, ku një kamion (pompë betoni) u përplas me një automjet top 'Audi' dhe ra nga mbikalimi në aksin TEG–Elbasan, duke zënë poshtë një tjetër automjet. 

Ndërkohë, 28 vjeçari Roland Nuri, shoferi i 'Audit', ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet në spital. /ZËRI

 

 

4 ORE ME PARE

Aksident te rrethrrotullimi i TEG-ut, Policia: Kamioni çau barrierën metalike dhe ra nga lartësia, 1 person humbi jetën në vendngjarje(VIDEO)

Aksidenti fatal te rrethrrotullimi i TEG-ut/ Betonierja merr përpara
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, në aksin Tiranë-Elbasan.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një automjet i tonazhit të rëndë, kamion, është përplasur me një automjet tip 'Volkswagen', e cila ka mbetur e shkatërruar. Pas kësaj përplasjeje, kamioni ka thyer barrierat mbrojtëse të urës dhe ka përfunduar duke rënë poshtë në aksin në drejtim të Elbasanit. Por, në momentin që ka rënë nga lartësia, ka zënë një tjetër automjet poshtë.

Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se njëri prej personave që udhëtonte në kamion ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Poll

MOS HUMB