LIVE UPDATES

Zbardhet pengmarrja për 2 mln € gjobë/ Si u rrëmbye biznesmeni Florjan Sula, dyshime për një borxh 30 mijë € (NGJARJA-EMRAT)

➤Një rast rrëmbimi që të kujton skenarët e filmave është regjistruar mesditën e 31 marsit në Tiranë. ➤Dy vëllezërit Jurgen e Kevin Neza dhe djali i xhaxhit i tyre, Hysen Neza kanë marrë peng 32-vjeçarin Florian Sula, me qëllim zhvatjen e parave. ➤Sula njihet edhe si bos call centrash, i skeduar për mashtrim me pasoja të rënda, grup kriminal dhe pastrim parash në ndërtim, pjesë e grupit të Amant Josifit.➤ Ditën e ngjarjes, 32-vjeçari ndodhej duke pirë kafe pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë, kur tre autorët i janë afruar sapo është larguar nga lokali. Pengmarrësit i janë prezantuar si agjentë të BKH-së dhe e kanë detyruar të hipte në automjet dhe më pas e kanë çuar në ambientet e një magazine në Xhafzotaj. ➤Fillimisht i kanë kërkuar 2 milion euro, por pasi 32-vjeçari ka kundërshtuar ata e kanë dhunuar dhe më pas i kanë kërkuar 1 milion euro, por sërish i riu ka thënë se nuk ka aq para. ➤Më pas i kanë kërkuar “500 mijë euro” ku e kanë liruar që ky të shkonte të merrte paratë. ➤Pas lirimit, biznesmeni 32-vjeçar i është drejtuar policisë. Në pranga janë vendosur Hysen dhe Kevin Nezën, ndërsa vëllai i këtij të fundit Jurgen Neza është shpallur në kërkim. ➤Shkak i pengmarrjes dyshohet të jetë bërë një borxh prej 30 mijë euro që Sula i kishte Kevin Nezës.

4 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Borxh 30 mijë euro! Pse u rrëmbye bosi i Call-Centerave, Florian Sula..tregtia me Kevin Nezën

Zbardhet pengmarrja për 2 mln € gjobë/ Si u rrëmbye
Florian Sula, Kevin dhe Hysen Neza

TIRANË-Është zbardhur shkaku i penmarrjes së 31 marsit, ku raportohet se një borxh financiar prej rreth 30 mijë euro është bërë arsyeja për rrëmbimin dhe dhunimin e biznesmenit të Call-Centerave, Florian Sula në Xhafzotaj të Durrësit. Sipas burimeve të policisë së Tiranës për gazetarin Elton Qyno, raportohet se porositës i pengmarjes ishte Kevin Neza, i cili ka njohje dhe ka pasur marëdhënie tregtare me Florian Sulën.

E gjitha ka ndodhur për një borxh prej 30 mijë euro, që Florian Sula, nuk ia kishte kthyer Kevin Nezës. Pikërisht për mos kthimin e kësaj shume financiare ai është marrë peng në ambjentet e një kompleksi tek ish-parku i Autobuzave Tiranë dhe dërguar më pas në ambjentet e një magazine në Xhafzotaj, ku aty është dhunuar.

Autorët kanë përdorur fjalë duke ju prezantuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit pranë SPAK, duke çuar në bindjen e Florian Sulës, që të hipte në makinën e tyre, pa bërë asnjë rezistencë. Bosi i call centerave ka rënë dakord për kthimin e një shumë por fillimisht duhej të lirohej nga dhunuesit. Ata e kanë kërcënuar se nëse shkonte në polici do e vrisnin.

Por sapo është liruar prej tyre dhe ka mbëritur në Tiranë, Sula është paraqitur në policinë e Tiranës, duke bërë kallëzim penal. Hetimet kanë vijuar prej disa ditësh, duke çuar në finalizimin e operacionit ditën e sotme me arrestimin e Kevin dhe Hysen Neza, ndërsa personi tjetër Jurgin Neza, është shpallur në kërkim. Florian Sula raportohet se është kthyer në një ndërtues i parave të pista që rrjedhin pikërisht nga aktiviteti i paligjshëm i call cetrave. Ky informacion po verifikohet nga policia e ndërsa do të ribehet marrja e tij në pyetje për të mësuar më shumë mbi pengmarrjen e tij.

Dinamika e pengmarrjes

Autorët Jurgen, Kevin dhe Hysen Neza vëzhguan për rreth dy muaj lëvizjet e Sulës, i cili sapo ishte kthyer në Shqipëri. Ditën e 31 marsit, teksa biznesmeni ishte duke pirë kafe në zonën e ish-parkut,  tre autorët i janë afruar sapo është larguar nga lokali dhe e kanë detyruar të hyjë në automjet. 

Pengmarrësit  me syze e maska farmacie i janë prezantuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pas rrëmbimit, 32-vjeçari është dërguar në një ambient në zonën e Xhafzotajt, ku është mbajtur për disa orë. Fillimisht i kanë kërkuar 2 milionë euro, por pasi biznesmeni ka kundërshtuar duke deklaruar se nuk dispononte një shumë të tillë, ata e kanë ulur kërkesën në 1 milion euro, e më pas në 500 mijë euro. Në fund, e kanë liruar në orët e mëngjesit me qëllim që të siguronte shumën e kërkuar. Lidhur me rastin  Policia ka arrestuar Hysen dhe Kevin Neza, ndërsa vëllai i këtij të fundit Jurgen Neza është shpallur në kërkim.

1 MUAJ ME PARE

Pengmarrja e biznesmenit, a fshihet mbrapa gjobëvënies tregu i Call Centerave?

Zbardhet pengmarrja për 2 mln € gjobë/ Si u rrëmbye
Florian Sula

TIRANË- Një pengmarrje dhe kërkimi i një gjobe prej 2 milionë euro ishte ngjarja e zbuluar nga Policia e Shtetit sot. Viktima e marrë peng raportohet se është Florian Sula, 32 vjeç. Ai u mor peng në zonën e ish-parkut nga dy vëllezërit Jurgen e Kevin Neza dhe djali i xhaxhit i tyre, Hysen Neza, me qëllim për t’i marrë 2 milionë euro.

Por kush është 32-vjeçari i marrë peng? Nga verifikimet e bëra nga ZËRI rezulton se Sula është pronar i disa bizneseve në fushën e ndërtimit dhe call centerave. Ndërkohë që dhjetra raportime në mediat online e lidhin emrin e tij me transaksione të dyshimta financiare përfshirë shitblerjen e pronave dhe ndërtimin, si mbulesë e aktivitetit në fushën e Call Centerave.

Dinamika e pengmarrjes

Autorët Jurgen, Kevin dhe Hysen Neza vëzhguan për rreth dy muaj lëvizjet e Sulës, i cili sapo ishte kthyer në Shqipëri. Ditën e 31 marsit, teksa biznesmeni ishte duke pirë kafe në zonën e ish-parkut, tre autorët i janë afruar sapo është larguar nga lokali dhe e kanë detyruar të hyjë në automjet.

Pengmarrësit me syze e maska farmacie i janë prezantuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pas rrëmbimit, 32-vjeçari është dërguar në një ambient në zonën e Xhafzotajt, ku është mbajtur për disa orë. Fillimisht i kanë kërkuar 2 milionë euro, por pasi biznesmeni ka kundërshtuar duke deklaruar se nuk dispononte një shumë të tillë, ata e kanë ulur kërkesën në 1 milion euro, e më pas në 500 mijë euro. Në fund, e kanë liruar në orët e mëngjesit me qëllim që të siguronte shumën e kërkuar.

Menjëherë pas lirimit, 32-vjeçari është drejtuar policisë, ku ka denoncuar me detaje të gjithë ngjarjen, duke i vënë në lëvizje për kapjen e autorëve. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar Hysen dhe Kevin Nezën, ndërsa vëllai i këtij të fundit Jurgen Neza është shpallur në kërkim. Ndërkohë që hetimet vazhdojnë. A fshihet pas pengmarrjes një prishje e pazareve në fushën e call centerave, që është edhe një nga betejat kryesore të Policisë së Shtetit dhe SPAK?/ZËRI

1 MUAJ ME PARE

DETAJE-Biznesmenin e morën peng pas dy muajsh nën vëzhgim, negociata e 'lekëve' e shpëtoi

Zbardhet pengmarrja për 2 mln € gjobë/ Si u rrëmbye
ambjenti ku u mbajt peng 32-vjeçari

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga pengmarrja e ndodhur në Tiranë ku 32-vjeçari F. Sula është marrë me forcë nga dy vëllezërit Jurgen e Kevin Neza dhe kushëriri i tyre Hysen Neza. Këta të fundit kanë organizuar rrëmbimin pasi kishin kohë që monitoronin lëvizjet e 32-vjeçarit.

32-vjeçari me mbiemrin Sula, biznesmen nga Divjaka, kishte vetëm rreth dy muaj që ishte kthyer në Shqipëri, pasi ndodhej jashtë vendit. Ditën e ngjarjes, ai ndodhej duke pirë kafe pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë, kur tre autorët i janë afruar sapo është larguar nga lokali. 

Pengmarrësit  i janë prezantuar si agjentë të BKH-së dhe e kanë detyruar të hipte në automjet. Njëri prej tyre mbante kapele dhe syze, ndërsa dy të tjerët ishin të maskuar me maska farmacie për të fshehur identitetin. Pas rrëmbimit, 32-vjeçari është dërguar në një ambient në zonën e Xhafzotajt, ku është mbajtur për disa orë.

Fillimisht i kanë kërkuar 2 milionë euro, por pasi biznesmeni ka kundërshtuar duke deklaruar se nuk dispononte një shumë të tillë, ata e kanë ulur kërkesën në 1 milion euro, e më pas në 500 mijë euro. Në fund, e kanë liruar në orët e mëngjesit me qëllim që të siguronte shumën e kërkuar.

Lidhur me rastin Policia ka arrestuar Hysen dhe Kevin Nezën, ndërsa vëllai i këtij të fundit Jurgen Neza është shpallur në kërkim. Ata njihen si persona me precedent penal për vjedhje dhe konflikte të ndryshme, dhe gjithashtu dyshohet se janë përdorues të lëndëve narkotike./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

“Jemi BKH-ja!” Bosi i Call Centrave merret peng për 2 mln euro, dhunohet natën në magazinën në Xhafzotaj

Zbardhet pengmarrja për 2 mln € gjobë/ Si u rrëmbye
Hysen Neza, Florian Sula dhe Kevin Neza

TIRANË-Hysen Neza dhe Kevin Neza janë arrestuar pasi kanë marrë me forcë në Tiranë një 32-vjeçar e kanë mbajtur disa orë në një ambient në Xhafzotaj, duke e kanosur dhe ushtruar dhunë fizike me qëllim zhvatjen e parave. Lidhur me rastin në kërkim është shpallur edhe një 28-vjeçar, Jurgen Neza.

Ngjarja ka ndodhur me 31 mars, ku sipas kallëzimit të viktimës tre persona e kishin futur në një automjet dhe më pas e kishin mbajtur për disa orë në një ambient privat në Xhafzotaj. 

32-vjeçari Florian Sula, biznesmen nga Divjaka, kishte vetëm rreth dy muaj që ishte kthyer në Shqipëri, pasi ndodhej jashtë vendit. Sula njihet edhe si bos call centraash, i skeduar për mashtrim me pasoja të rënda, grup kriminal dhe pastrim parash në ndërtim, pjesë e grupit të Amant Josifit. Ditën e ngjarjes, ai ndodhej duke pirë kafe pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë, kur tre autorët i janë afruar sapo është larguar nga lokali. Pengmarrësit i janë prezantuar si agjentë të BKH-së dhe e kanë detyruar të hipte në automjet.

Fillimisht i kanë kërkuar 2 milion euro, por pasi 32-vjeçari ka kundërshtuar ata e kanë dhunuar dhe më pas i kanë kërkuar 1 milion euro, por sërish i riu ka thënë se nuk ka aq para. Më pas i kanë kërkuar “500 mijë euro” ku e kanë liruar që ky të shkonte të merrte paratë. Menjëherë pas lirimit, biznesmeni 32-vjeçar i është drejtuar policisë, ku ka denoncuar me detaje të gjithë ngjarjen, duke i vënë në lëvizje për kapjen e autorëve. 

Njoftimi i policisë:

Morën me forcë një 32-vjeçar, e mbajtën në një ambient në Xhafzotaj, duke e kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, për përfitimin e një vlere monetare, identifikohen 3 autorët e dyshuar.

Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen 5 automjete, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në vijim të kallëzimit të bërë nga një 32-vjeçar, i cili deklaroi se më datë 31.03.2026, tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe e kishin mbajtur për disa orë në një ambient privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hijet”.

Në kuadër të operacionit:
-u ndaluan shtetasit H. N., 33 vjeç dhe K. N., 25 vjeç;
-u shpall në kërkim shtetasi J. N., 28 vjeç, banues në Xhafzotaj.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, kanë marrë me forcë në automjet 32-vjeçarin, e kanë kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e një vlerë monetare.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB