PAMJET- I riu u gjet i vrarë me plumb! Forca të shumta policie në vendngjarje

LEZHË-Pamjet më poshtë tregojnë vendin ku u gjet i pajetë, Romario Brunga. Forca të shumta policie shihen në vendngjarje, të cilët po hetojnë nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje. Pak metra më tej dallohet makina “Benz”, ku ndodhej i riu i pajetë.
Paraprakisht në trupin e viktimës është pikasur vetëm një shenjë plumbi, ku ngre dyshime se mund të jetë vetëvrasje. Kjo edhe për shkak se makina nuk ka dëmtime nga jashtë./ZËRI
25-vjeçari në Lezhë gjendet i vrarë me 1 plumb brenda në makinë, Policia: Nuk dihet nëse është vrasje

LEZHË- Një 25-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një makine. Mjeti është gjetur rrugën e vjetër të Balldrenit, ndërsa brenda ishte Romario Brunga. Por për shkak se nga kqyrja paraprake, në trupin e viktimës është pikasur vetëm një shenjë plumbi, ka dyshime se mund të jetë vetëvrasje. Kjo edhe për shkak se makina nuk ka dëmtime nga jashtë.
Njoftimi i policisë:
Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi Romario Brunga, rreth 25 vjeç. Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.
Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje. Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.
Megjithatë nuk përjashtohen as pistat e tjera. Grupi hetimor i cili është ende në vendngjarje nuk ka dalë ende në konkluzionin nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje./ZËRI