
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme u zhvillua aksion antidroge nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe autoritetet e huaja. Operaconi u zgjerua në disa qytete të Shqipërisë, përveç Tiranës. Mësohet se u kryen kontrolle në Durrës, Vlorë dhe në disa zona të tjera.
Raportohet se deri më tani janë arrestuar 7 persona, njëri prej tyre nga Venezuela, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ndërsa rreth 10 grupe operacionale kanë kryer kontrolle në disa ndërtesa te Kodra e Diellit, në fshatin Baldushk, Ibë, Kavajë, Shkozet, Vorë, Kamëz dhe në fshatin e Niklës. Raportohet se personat e arrestuar ishin aktivë në tregun e shitjes së kokainës dhe bashkëpunonin dhe me grupe të huaja kriminale.
Gjithashtu edhe në Qerekë të Fushë Krujës u zhvillua një aksion antidroge. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar disa kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe përzierës. Pritet që Policia e Shtetit dhe SPAK të japin më shumë informacione sot rreth këtij operacioni. /ZËRI